
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se privatizimi i kompleksit 'Partizani' ka nisur nga ish-kryeministri Fatos Nano dhe se firmosja e dokumenteve është bërë nga vetë Edi Rama, kur ky i fundit ka qenë në krye të Bashkisë Tiranë. Në një konferencë për mediat, pas arrestimit të dhëndrrit të tij, Jamarbër Malltezi, Berisha tha se Klubi i Partizanit nuk ka dalë nga plani i përhapjes me urdhër të Berishës dhe as me firmë të Presidentit Bamit Topi, por nga presidentë më të hershëm se ai. Sipas tij, destinacioni i klubit Partizani, nga terren sportiv në truall për ndërtime, ështëndryshuar me firmën e Edi Ramës dhe pa propozimin e Berishës.
Pjesë nga deklarata e Berishës:
Jamarbër Malltezi nuk është thirrur kurrë, edhe pse prej tre vitesh, është kallëzuar me një padi të rreme të ngritur nga Balla. Por pikërisht sepse nuk kanë gjetur asnjë gjë për abuzimet, nuk e kanë thirrur për ta marrë në pyetje, por kanë preferuar që të qëndrojnënë heshtje dhe ta ndalojnë teksa priste gruan e tij në aeroport.
Përsa u përket shkeljeve:
1- Klubi i Partizanit nuk ka dalë nga plani i përhapjes me urdhër të Berishës dhe as me firmë të Presidentit Bamit Topi, por nga presidentë më të hershëm se ai.
2- Destinacioni i klubit Partizani, nga terren sportiv në truall për ndërtime, ështëndryshuar me firmën e Edi Ramës dhe pa propozimin e Berishës.
3- Njohja dhe kthimi i pronës i pronarëve të ligjshëm të klubit Partizani është bërë nga komisionet ek thimit të pronave dhe gjykatat nga viti 1994-2007.
Privatizimi i objekteve të klubit Partizani ështënisur nga qeveria e Fatos Nanos
Muaj më parë, prokurorja e SKAP-it, simotrabiologjike e Bego Yaris, kasekuestruar kompjuterat që mbanin aktivitetin e Jamarbër Malltezit dhe ka shkuar në gjykatë duke mashtruar gjykatësen. Ajo ka deklaruar se kthimi i pronave ka nisur në vitin 2006 dhe është përpjekur të krijojë konfuzion në lidhje me sipërfaqen e privatizuar. Çdo gjë është firmosur nga Bashkia e EdiRamës. Ajo në gjykatë ka spekuluar në mënyrë të paturpshme me çështjen e ortakërisë së Jamërbër Malltezit me bashkë investitorë, që në asnjë rast nuk përbën vepër penale dhe nuk ka asnjë lidhje me SKAP-in e partisë.
Jamarbër Malltezi u vu sot në pranga, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla, aktualisht ministri i Brendshëm. Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Mesa duket SPAK ka gjetur shkelje ligjore ndaj edhe ka "prerë" fletë-arrestin./Zëri.ai