Politikë

Berisha i "hedh dorashkën" Ramës: E pranoj SFIDËN!

Sali Berisha i dërgoi një mesazh kryeministrit Edi Rama.

k.m.
Berisha i "hedh dorashkën" Ramës: E pranoj SFIDËN!
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat. Në një konferencë të jashtëzakonshme nga selia blu, Berisha i është drejtuar me një mesazh drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama duke u shprehur "E pranoj sfidën!". Kjo duke iu referuar ndalimit të tij për të dalë jashtë vendit.

"Edi Rama, pasi ka grabitur në mënyrë suksesive votën e shqiptarëve dhe eliminoi pluralizmin politik në parlament, pasi u damkos nga qytetarët e Kosovës si vëllau i Vuçiçit, nga opozita si argat i Beogradit, nga bota si Pashiqi shqiptar, dhe pas fillimit të lëvizjes opozitare pa kthim dje në parlamentin e Shqipërisë, ai urdhëroi prokurorët e tij mercenarë, të denoncuar publikisht në këtë sallë, për fshehje dokumentesh, për manipulim dosjesh, për bashkëpunim me krimin dhe bandat, për të lëshuar urdhër në kundërshtim me Kushtetutën, nenin 73 të saj, i cili përcakton se liria e deputetit në çdo formë, lëvizje, nuk mund të cenohet pa miratimin e parlamentit. Por, duke qenë autor i një propozimi të tillë në vitin 2012, që ky nen të hiqet, unë pranoj plotësisht sfidën. Pra, as kufizimi im për të lëvizur në Shqipëri, unë jam deputet dhe duhet të takohem me zgjedhësit, të cilët sot ndjehen më Sali berishë se kurrë. As kufizimi im për të lëvizur në Europë, nuk mund të ndodhte kurrë pa miratimin e komisioneve parlamentare. Por në vendin ku prokuroria është thjesht një seksion i PS, mund të merret çdo vendim,"-tha Sali Berisha.

Poll

MOS HUMB