
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat. Në një konferencë të jashtëzakonshme nga selia blu, Sali Berisha e ka cilësuar aksionin e SPAK si një luftë politike të nisur nga kryeministri Edi Rama. Ai tha se Edi Rama mendon se duke angazhuar prokurorinë e tij kundër tij dhe ndaluar familjarët e tij si kundërshtar politik, e po ashtu i ka përmendur edhe Ramës familjarët e tij.
"Edi Rama ka hyrë në agoninë e tij politike! Ai, i tronditur gjer në palcë nga krimet e tij, nga aferat në të cilat nuk ka drejtësi në botë që e shpëton, afera McGonigal, afera e djegësve, afera e sterilizatorëve, afera e Portit të Durrësit, afera e Butrintit. Edi Rama, pasi ka humbur mandatin e deputetit, siç thotë Kushtetuta, me tenderat që ka fituar në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, thjeshtra e tij me emrin Xhillari në kompaninë I Riu, me tenderat që ka fituar Fangu apo burri i motrës së Linda Ramës, me implikimet e kësaj të fundit në bordet e bankave, de facto në përputhje me Kushtetutën, ai nuk është më deputet i Kuvendit të Shqipërisë,"-tha Berisha në fjalën e tij./Zëri.ai