
TIRANË- Jamarbër Malltezi, dhëndrri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Malltezi akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv si edhe fshehje pasurie lidhur me kompleksin Partizani. Ai do të qëndrojë sonte aty, ndërsa të hënën pritet t’i komunikohet masa e sigurisë.
Ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla, aktualisht ministri i Brendshëm.
Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Mesa duket SPAK ka gjetur shkelje ligjore ndaj edhe ka "prerë" fletë-arrestin./Zëri.ai