Politikë

Gjykata VENDOS! Vula i takon Berishës

Me vendimin e marrë sot, Apeli la në fuqi vendimin e ish-gjyqtarit Agron Zhukri, që ligjëroi vendimet e marra nga Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha

k.m.
Gjykata VENDOS! Vula i takon Berishës
Sali Berisha

TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës njeh si kryetar të Partisë Demokratike, Sali Berishën, duke e zyrtarizuar tashmë edhe me vendim të formës së prerë. Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e parë, që është dhënë nga një tjetër trupë gjykuese me në krye Agron Zhukrin. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati vendosën që të mos pranojnë ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj, duke ia marrë vulën e partisë më të madhe opozitare në vend Lulzim Bashës dhe ia dorëzuar Sali Berishës.

Pas vendimit, Flamur Noka tha se kjo ishte një ditë e mirë për të gjithë demokratët. Gjatë parashtrimit të akteve dhe pretendimeve në gjyqin për vulën dhe logon, përfaqësuesi i Rithemelimit, Ivi Kaso ka deklaruar se asnjë kryetar nuk e pengon dot mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, duke iu përgjigjur akuzave të grupimit të Bashës.

Çështja e vulës së PD u kthye në apel pas një vendimi nga Gjykata e Lartë, ndërsa procesi zvarritet prej rreth dy vitesh e gjysmë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB