Politikë

Gazment Bardhi sërish në krye të Grupit Parlamentar? Ja si përgjigjet Berisha...

I pyetur nëse Gazment Bardhi do të vazhdojë të jetë në krye të Grupit të PD-së, Berisha nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë.

zh.ll
Gazment Bardhi sërish në krye të Grupit Parlamentar? Ja si
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha foli sot për organizimin e Partisë Demokratike në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar. I pyetur nëse Gazment Bardhi do të vazhdojë të jetë në krye të Grupit të PD-së, Berisha nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë. Berisha shprehu vlerësimin e tij, por duke mos dhënë më shumë detaje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, ka folur ndër të tjera për organizimin e PD-së me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Do shkoni me Gazment Bardhin si kryetar grupi në shtator?

Berisha: Do ta përcaktojë grupi parlamentar.

Është mundësia që Bardhi të mos jetë kryetar i grupit parlamentar në shtator?

Berisha: Nuk po prononcohem, por kam vlerësim qartësisht pozitiv për detyrën që Bardhi ka kryer si kryetar grupi. Funksionet ne i përcaktojmë në mënyrë demokratike, ka një rregull që do të zbatohet. Meqenëse po më pyet mua, Gazment Bardhi gjykoj se e ka kryer me dinjitet atë detyrë. Do të jetë grupi që e përcakton./ZËRI

Poll

MOS HUMB