Politikë

Fotot e rastit, Begaj dhe Osmani ndaj çaste me çiftin Biden

E.K
Fotot e rastit, Begaj dhe Osmani ndaj çaste me çiftin Biden
BIDEN, BEGAJ DHE BASHKESHORTET E TYRE

SHBA- Presidenti shqiptar Bajram Begaj ka ndarë një foto ku shihet në krahë të presidentit të SHBA-ve Joe Biden, dhe bashkëshortëve të tyre. Foto që është e zakonshme e pritjes në SHBA, është shprëndrë  nga vetë Begaj me shkrimin: Miq dhe partnerë të bashkuar nga një aleancë vlerash.

Ndërkohë që të njëjtin takim kortezie ka pasur dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila shoqërohej nga bashkëshorti i saj.

“Aleanca e lirisë. Aleanca e përjetshme”, shkruan Osmani, teksa shihet e kapur prej dore me Biden.

Fotot e rastit, Begaj dhe Osmani ndaj çaste me çiftin Biden
BIDEN DHE OSMANI

Liderët shqiptarë ndodhen në SHBA në kuadër të mbleshjes së Këshillit të Kombeve të Bashkuara, ku në seancën e djeshme Shqipëria kishte dhe presidencën, që i rezervoi kryeministrit Rama dhe rolin për të drejtuar mbledhjen. Begaj nga ana tjetër u kritikua në lidhje me delegacionin e fryrë që mori me vete në SHBA, ku nuk mungonte as parukierja e bashkëshortes së tij, zonjës së parë.

 

Poll

MOS HUMB