Politikë

PS i jep kohë Bashës? Rrëzohet kërkesa e Bardhit për “Zgjedhoren”

Kuvendi rrëzon Bardhin, nuk futen në rendin e ditës ndryshimet në Komisionin për Reformën Zgjedhore

Zeri
PS i jep kohë Bashës? Rrëzohet kërkesa e Bardhit për
Bardhi dhe Çuçi në seancë

KUVENDI- Me 55 vota, Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e Gazment Bardhit për të futur në rendin e ditës ndryshimet në Komisionin për Reformën Zgjedhore, për të larguar nga aty Enkelejd Alibeajn, dhe për të emëruar Oerd Bylykbashin si bashkëkryetar.

Duke qenë se ky komision kërkon një dakordësi me bazë të gjerë, për të përfaqësuar të gjitha skajet e politikës, Bledi Çuçi në cilësinë e kryetarit të grupit të PS-së kërkoi shtyrjen e votimit për ndryshimet e anëtarëve. Ai kërkoi votat e opozitës vetëm për shtyrjen e afatit të këtij komisioni parlamentar që nuk mblidhet prej më shumë se një viti.

Rrëzimi i kërkesës së Bardhit u prit me pakënaqësi nga vetë kreu i grupit të PD-së, i cili tha se opozita ka të drejtë të caktojë cilindo prej emrave në Komision, dhe kjo çështje nuk duhej të shtyhej për në seancën e radhës.

“Po të ishit të interesuar për zgjedhje të lira nuk kishit përfshirë çdo bandë kriminale dhe Pëllumb Gjokën në zgjedhjet në Shkodër. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë në interes të qytetarëve. Ne kërkuam që nesër të mblidhet komisioni i reformës zgjedhore.

Ky komision nuk mund të mblidhet se e kemi vendosur gishtin e përgjegjësisë tek anëtaret tanë, që e kanë mbajtur zvarrë për një vit e gjys, dhe e dyta sepse komisioni vepron mbi barazitë për maxhorancën dhe opozitën. Në përbërje të komisionin si përfaqësues të opozitës ka deputet që kanë lënë mandatet, ne nuk kemi 9 anëtar, kemi 8.

Pse duhet te presim dhe 1-2 jave? Talleni dhe nuk keni interes te bëni reformën zgjedhore dhe te ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. E tregoi dhe dosja atje, ku gjysma e këtyre këtu dalin në komunikime me një anëtar të krimin të organizuar. U tallët me reformën zgjedhore, do na mbani dhe një vit e gjys dhe kur te vije 2025 te thoni se bëm dot. Për çfarë duhet të shtyhet”, deklaroi Bardhi.

Mirëpo Çuçi duket se i dha kohë edhe grupit të përfaqësuar nga Basha, që të bëjë tentative për të futur anëtar në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Emrat e propozuar nga Bardhi nuk janë pjesë e grupit të Bashës.

“Ka një nevojë të menjëhershme të fillojë punë komisioni për Reformën Zgjedhore. Kemi detyrim kushtetues nga vendimi që vjen nga GJK në lidhje me elementë të rëndësishme të Kodit Zgjedhor. Është një komision ndoshta nga më të rëndësishmit. Shpresoj që edhe kolegët të kenë durimin dhe të japin konsensusin dhe të ulen pa paragjykime në mënyrë që të bëjnë më të mirën për Shqipërinë.

Nuk jemi ne ata që i zgjedhim përfaqësuesit e opozitës në Komision. Asnjë veprim duke nisur që nga kryetarja e Kuvendit, nuk ka adresuar këtë gjë. Meqë kemi një vendim për shtyrjen e afatit të komisionit, nga pikëpamja procedurale ta shtyjmë sot dhe seancën tjetër shkojmë me ndryshimet përkatëse, pasi edhe ne kemi nevojë të bëjmë ndryshime", tha Çuçi.

Anëtarët që propozon Bardhi për komisionin janë dakordësuar më herët dhe me grupin e Sali Berishës, ata janë:  bashkëkryetar i komisionit për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ndërsa si anëtarë deputetët Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Salianji, Lindita Metaliaj, Tomor Alizoti, Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi dhe Petrit Vasili.

PS i jep kohë Bashës? Rrëzohet kërkesa e Bardhit për
SHKRESA
PS i jep kohë Bashës? Rrëzohet kërkesa e Bardhit për
EMRAT E PROPOZUAR
Poll

MOS HUMB