Politikë

Kuvendi nis me debate/ Felaj nuk lexon shkresën e deputetëve për Bardhin, Sula: Pa moral si juriste

Kjo nxiti deputetët e opozitës të reagojnë. 

f.g
Kuvendi nis me debate/ Felaj nuk lexon shkresën e deputetëve për
Foto nga Kuvendi

TIRANE- Seanca e sotme në Parlament ka nisur me debate mes nënkryetares Ermonela Felaj dhe deputetëve të opozitës. Gazment Bardhi i kërkoi Felajt të lexojë shkresën e 28 deputetëve që kërkojnë që ai të marrë kryesimin e grupit parlamentar të PD por Felaj, nuk pranoi ta lexojë duke thënë se “nuk mund të akuzoni kryetaren e Kuvendit se ka futur Kuvendin në një situatë të paprecedentë, po e bëni ju me provokime të njëpasnjëshme”. Kjo nxiti deputetët e opozitës të reagojnë. 

Replikat në seancë: 

Dash Sula: Nuk dua të kem replikë me ty, por ndjej keqardhje që të humbësh moralin si juriste. Sa i përket situatës së paprecedentë, ne nuk e kemi futur parlamentin në këtë situatë, këtë keni bërë ju. Ju pëlqen apo jo ju, ne kemi një kryetar grupi parlamentar. Ne kemi probleme, turp është për ne, por për ju është shumë më turp për problemet që i keni hapur vendit.

Ermonela Felaj: Ka replikë me kryetaren e Kuvendit dhe nuk e konsiderojmë njoftim për ta lexuar

Gazment Bardhi: Ju nuk çmoni dot njoftimet e grupit të PD, por t’i lexoni, Nuk ka replikë për çështjet tona të brendshme me kryetaren e Kuvendit nëse e lexoni shkresën, nëse keni guxim, do lexoni vendimin e kreut të grupit parlamentar. Ju nuk munt ë bëni asnjë interpretim mbi këtë vendim, thjesht informoni seancën.


Ermonela Felaj: Atë që duhet ta thoni ju, nuk e thatë. Nuk mund të akuzoni kryetaren e Kuvendit se ka futur Kuvendin në një situatë të paprecedentë, po e bëni ju me provokime të njëpasnjëshme. Zgjidhni problemet tuaja të brendshme pastaj do mbaj qëndrim për grupet parlamentare. Kjo shkresa që mban titullin njoftim por është hartim dhe jo njoftim. Ky nuk është njoftim. Konfirmimi nuk është ndryshim, të jemi të qartë me veten./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB