
TIRANË- Në një kohë që 28 nga 35 deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kanë njohur Gazment Bardhin si kryetar të tyre, dhe jo Flutura Açkën, Lulzim Basha jashtë sallës së seancës pleanre u shpreh se “Aleanca e kullave nuk do ta mbajë peng Partinë Demokratike”.
28 deputetë që janë regjistruar si pjesëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i kanë dërguar sot një vendim Kryetares së Kuvendit, ku deklarojnë se njohin si Kryetar Grupi Parlamentar të PD Gazment Bardhi.
Deputetët që kanë firmosur se njohin Gazmend Bardhin kryetar:
Agron Gjekmarkaj
Asllan Dogjani
Bledion Nallbati
Bujar Leskaj
Dashnor Sula
Dhurata Cupi
Edi Paloka
Ervin Salianji
Ferdinand Xhaferaj
Flamur Hoxha
Gazment Bardhi
Greta Bardeli
Helidon Bushati
Ina Zhupa
Isuf Celaj
Jorida Tabaku
Kastriot Piroli
Lefter Gështenja
Lindita Metaliaj
Ludovik Hasanaj
Qani Xhafa
Ramadan Likaj
Saimir Korreshi
Sorina Koti
Tomor Alizoti
Xhelal Mziu
Zheni Gjergji.
DOKUMENTI ME FIRMAT E DEPUTETËVE TE GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, Që DUAN GAZMEND BARDHIN KRYETAR
Basha iu cikësoi këto lëvizje brenda partisë që drejton si tallava dhe lojëra të vogla, dhe premtoi se tani e tutje në fokus të tij do të jenë vetëm problemet e shqiptarëve.
“Po çfarë do protestojnë ata atje, për minimumin jetik, emigracioni, vendet e punës me një rrogë te përballueshme, këto janë hallet e shqiptarëve. Nuk merremi me tallava dhe lojërat e vogla. PD do të fokusohet tërësisht tek problemet e shqiptarëve. Për një vit e gjysmë PD ka qenë në sulm dhe është marrë me veten e vet. Koha ku merreshin më njëri-tjerrin në kurriz të shqiptarëve ka marrë fund. Aleanca e kullave nuk do e mbajë peng PD”, deklaroi Basha.
Po sot, Bardhi i ka kërkuar Kuvendit ndryshimin e rendit të ditës. Në letrën dërguar kryeparlamentares Lindita Nikolla, ai kërkon që në rend dite të futet Komisioni për Reformën Zgjedhore, për ndryshimin e përbërjes së tij lidhur me përfaqësuesit e opozitës.
Badhi shprehet se në komision ka emra që kanë dorëzuar mandatin e deputetit prej kohësh dhe se nuk kanë qenë eficentë në punën e tyre./Zëri.ai/