Politikë

Berisha-Manjës: Kriminel elektoral! Ministri: Ju kam mundur

Ish-kryeministri: Ulsi, shko zgjidh qelinë dhe vendosu aty se atë vend meriton

D.XH
Berisha-Manjës: Kriminel elektoral! Ministri: Ju kam mundur
Berisha dhe Manja

TIRANË - Debate të forta në parlament mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja. Manja deklaroi në parlament se kandidati socialist për Kukësin Albert Halili do të jetë kryetar i qytetit verior.

“Kuksianët ditën e diel kanë zgjedhje. Ka dy alternativa. Ne kemi kandidatin tonë dhe jam i bindur se kuksianët do të votojnë kandidatin e PS, Albert Halilin. Do ta mbështesin atë, sepse jeton aty dhe nuk është emigrant në Kukës. Ai e ndjen dhimbjen e Kukësit sepse jeton mes tyre e nuk komandohet nga Tirana".

Ndërsa Berisha e akuzoi Manjën si kriminel elektoral. “Je një kriminel elektoral, ja se çfarë je. Ngrihesh këtu dhe bën propagandë sikur të ishe Safet Gjici apo Shukri Xhelili. Ai ka dosjen e vet”, deklaroi Berisha. Në debat u përfshi edhe deputeti demokrat, Flamur Noka.

Pjesë nga debati:

Noka: Pa më thuaj Ulsi me 96 dollarë çfarë mund të bësh? Si e përballon jetën e një muaji? 100 dollarë u duhen ilaçe, ti u jep 96 gjithsej. Mendoni vetëm për zgjedhjet e ardhshme, vidhni një palë zgjedhje, bëni para dhe vidhni të tjerat. E nise më Shukriun ti Ulsi, ti ishte ideatori i skemës së vjedhjes. I jepni rrogë sa 100 pensionistë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, sepse duan ta blejnë atë se u duhet për votime. Ndaj duhet të kesh cipë që të skuqesh e zverdhesh që të mos thuash këto që thua. Të jeni të sigurtë se ngordhja po u vjen politikisht.

Manja: Flamur kam një pyetje, të dielën zgjedhjet janë të lira dhe demokratike sipas kësaj që fole ti këtu? E shtrove pyetjen pse Kukësi duhet të na japë votën ne? Po është e thjeshtë sepse të kanë provuar ty, e ktheve në bajrak privat. Ti pyet pse duhet të na e japin ne? Sepse u ke ardhur në majë të hundës… Kuksianët të shkojnë të qetë të votojnë

Nikolla: Nuk ka për replikë

Noka: Je edhe për të qeshur edhe për të qarë. O Ulsi Rrugën e   Kombit kush e bëri dhe kush e taksoi? Rrugën e Dibrës, kush e bëri? Dil më thuaj një investim që ke bërë? Vende pune? Po u ke krijuar në Angli…. hajdut!

Nikolla: Ndërpritet fjala, po flisni jashtë procedure, uluni në vend

Noka: Hajdutttt

Berisha - Manjës: Shko dhe zgjidh qelinë, nuk do amnistohesh kurrë për krimet e tua elektorale.

Edhe njëherë dua t’i them kriminelit elektoral Manja që sot është në krye të burgjeve: shko dhe zgjidh qelinë. Të garantoj se nuk do të amnistohesh kurrë për krimet e tua të shëmtuara elektorale.

Prandaj shko më mirë tani, zgjidhe vetë. Drejtësia vonon, po nuk harron dhe ti do të shkosh aty ku e meriton.

Kaq kam, përgjigja ime kjo është! Tani bëji një shkresë SPAK-ut që të arrestojnë Sali Berishën. Mos harro!

Poll

MOS HUMB