TIRANË- Tashmë nuk është çudi, që të jesh duke udhëtuar dhe të hasësh me kreun e Partisë Demokratike zyrtare Lulzim Basha në aeroport, kjo jo vetëm për shkak se ai udhëton shumë, por për faktin se gjithmonë para çdo fluturimi, ai kujdeset të marrë një sy gjumë. E kështu ka ndodhur dhe këtë të herë.
Në një foto të fundit të postuar nga “JOQ”, Basha shihet i ulur në stol duke fjetur. Ai shihet i veshur jashtë formatit të tij, me xhinse dhe një xhaketë sport, ndërsa i vetëm në një aeroport të madh ai po “çlodhet” para udhëtimit. Me sa duket detyra si reporter për Ukrainën në OKB e ka ‘lodhur” Bashën, i cili po merr një sy gjumë para nisjes së “betejës” me mullinjtë e erës në Tiranë./ZËRI