Politikë

Reforma Zgjedhore, Rama: Nëse s’ka propozime, shkojmë në zgjedhje me ligjin ekzistues

Rama shtoi se me mbarimin e afatit, gjithçka do t’i kalojë Kuvendit.

F.m
Reforma Zgjedhore, Rama: Nëse s’ka propozime, shkojmë në
Kryeministri Edi Rama

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama është shprehur se nëse nuk do të ketë propozime të reja për Reformën Zgjedhore, do të shkohet në zgjedhje me ligjin ekzistues. Pas mbledhjes që zhvilloi në Shkodër me kryebashkiakët, Rama mbajti dhe një konferencë me gazetarët, ku foli dhe për Reformën Zgjedhore. Rama shtoi se me mbarimin e afatit, gjithçka do t’i kalojë Kuvendit.

"Përsa i përket Reformës Zgjedhore, kanë kaluar disa muaj dhe është një praktikë që ka dalë nga kontesti i kohës që jetojmë dhe me mbarimin e afatit për ata gjëra që do të donim t’i adresonim përmes një komisioni. Më pas do ia kalojmë në tryezë Kuvendit. Nëse do të ketë të tjerë që do të duan të lënë porositë e tyre apo të shtojnë diçka, ta bëjnë. Nëse nuk marrin votat, do të shkojmë në zgjedhje me ligjin ekzistues. Është shumë e thjeshtë,”- tha Rama ndër të tjera.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Shkodër një takim me kryebashkiakët, dhe një pjesë të ministrave, ku janë analizuar puna e sfidat e pushtetit vendor. Të pranishëm në këtë takim janë dhe një pjesë e kryebashkiakëve të djathtë që dolën fitues në zgjedhjet e Majit të vitit të kaluar.

Poll

MOS HUMB