Politikë

Reformë e re Territoriale? Rama: Duhen më pak bashki

Sipas tij, nëse bashki të caktuara bashkohen me një tjetër, mund të prodhojnë më shumë ekonomi.

F.m
Reformë e re Territoriale? Rama: Duhen më pak bashki
Kryeministri Edi Rama

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka lënë të nënkuptohet se mund të hartohet një reformë e re teritoriale. I ndodhur në Shkodër, pas mbledhjes që zhvilloi me kryebashkiakët, Rama tha para gazetarëve se mendon se Shqipërisë i duhen më pak bashki. Megjithatë, ai shtoi se për këtë gjë do të nevojitet një dakortësi mes palëve. Sipas tij, nëse bashki të caktuara bashkohen me një tjetër, mund të prodhojnë më shumë ekonomi.

“Reforma ka dhënë rezuktat, unë kam thënë se jam i mendimit se duhen më pak bashki, por kjo kërkon konsensus me një pjesë të pakicës, kështu që nuk kemi çfarë diskutojmë sot. Nuk është as një çështje e kësaj qeverisjeje, është vetëm harxhim kohe. Është e sigurtë që nëse bashki të caktuara nëse bashkohen me një tjetër, mund të prodhojnë më shumë ekonomi, rezultat. Për shërbimet janë të qarta sesi do të jetë e ardhmja e tyre. Shqipërisë i duhen më pak bashki dhe më shumë kualitet në administrimin vendor,”- tha Rama ndër të tjera.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Shkodër një takim me kryebashkiakët, dhe një pjesë të ministrave, ku janë analizuar puna e sfidat e pushtetit vendor. Të pranishëm në këtë takim janë dhe një pjesë e kryebashkiakëve të djathtë që dolën fitues në zgjedhjet e Majit të vitit të kaluar.

Poll

MOS HUMB