Politikë

Rama i thirri në mbledhje, Qosja e Curri: Morëm garanci, çdo muaj do takojmë ministrat

Si Qosja ashtu edhe Curri u shprehën se morën pjesë në mbledhjen e thirrur nga Rama sepse kanë preferuar ta lënë mënjanë politikën dhe tu japin prioritet qytetarve e interesave të tyre.

F.m
Rama i thirri në mbledhje, Qosja e Curri: Morëm garanci, çdo
Fisnik Qosja dhe Hilë Curri

SHKODËR- Hilë Curri, kreu i bashkisë së Fushë Arrëzit dhe Fisnik Qosja, kreu i bashkisë së Kavajës kanë treguar për mediat detaje nga mbledhja që zhvilluan me kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakët socialistë. Si Qosja ashtu edhe Curri u shprehën se morën pjesë në mbledhjen e thirrur nga Rama sepse kanë preferuar ta lënë mënjanë politikën dhe tu japin prioritet qytetarve e interesave të tyre.

“Nuk e pamë në aspektin politik, sepse problemet e qytetarëve janë më të mëdha. Ne morëm një garanci. Do të kemi një bashkëpunim me ministrat, na u la një takim njëherë në muaj me ta. Nuk jam vetëm unë kryebashkiak i djathtë në Shkodër, por jemi gjashtë. Jemi përfaqësues të qytetarëve dhe kur na kërkojnë për takime do ju përgjigjemi. Të lëmë pas ndasitë politike, të shohim interesat e qytetarëve. Ne kishim kërkesat tona, sipas zonave që kemi nën administrim. Të gjitha bashkitë janë në vështirësi ekonomike,”- tha Qosja.

“Asnjë prej nesh nuk e ka parë në aspektin politik sepse problematikat e qytetarëve janë janë më të rëndësishme se disa gjëra të vogla. Morëm një farë garancie duke qenë se po shkojmë drejt BE, edhe bashkëpunimi me ministrat dhe u la të komunikojmë një herë në muaj në Skype me gjithë ministrat dhe kjo ndihmon në bashkëpunimin tone,”- tha Curri.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Shkodër një takim me kryebashkiakët, dhe një pjesë të ministrave, ku janë analizuar puna e sfidat e pushtetit vendor.

Poll

MOS HUMB