Politikë

FOTO/ Agjentët e BKH-së zbarkojnë në Kuvend, mbledhin ‘provat e krimit’ të deputetëve

E.K
FOTO/ Agjentët e BKH-së zbarkojnë në Kuvend, mbledhin
Agjentet e BKH ne Kuvend

TIRANË- Efektivë të komisariarit numër 1 dhe agjentë të BKH shkuan në Kuvend pas incidenteve të dhunshme të shkaktuara nga deputetët e opozitës.

Pritet që agjentët e krimit të kryejnë Procedurat në lidhje me rastet të shënuara në seancën plenare të kësaj të enjte.

Ashtu si në dhe në seancat e tjera të gjitha materialet do t’i përcillen SPAK, si prokurori kompetente që heton ligjvënësit.

Këto janë fotot e agjentëve me veshjet e tyre të posaçme që janë futur brenda sallës së seancës.FOTO/ Agjentët e BKH-së zbarkojnë në Kuvend, mbledhin

Edhe seanca e sotme kaloi me tensione në sallën e Kuvendit. Ende pa nisur mirë, deputetët e opozitës u përplasën me Gardën e Republikës, e cila ishte vendosur në gatishmëri. Megjithatë përplasje kishte sërish, pasi Garda nuk i la opozitarët që të krijonin "malin" me karrige tek Foltorja e Kuvendit.

Situata në sallë u përshkallëzua me ardhjen e kryeministrit Edi Rama, moment në të cilin opozita ndezi flakadanët. Por megjithatë gjithçka kaloi shpejt pasi sot seanca u mbyll për vetëm 8 minuta.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB