TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca deputetin Asllan Dogjani, për shkak se ndezi flakadanë në sallë.
Seanca e sotme në Kuvend zgjati vetëm 8 minuta, ndërkohë që tensionet ishin të pranishme 30 minuta para çeljes zyrtare të punimeve të Kuvendit.
Pavarësisht ndezjes së flakadanëve në sallë, dhe grumbullimit të karrigeve pranë foltores, deputetët e opozitës nuk ia kanë dalë që të pengojnë vijimin e seancës, ku u votua në kohë rekord Buxheti i vitit të ardhshëm dhe paketa fiskale.
Në seancën e sotme që zgjati fare pak minuta, ishte i pranishëm dhe vetë kryeministri Edi Rama. Komisioni i Etikës përjashtoi dje Sali Berishën, Gazment Bardhin, Flamur Nokën, Edi Palokën, Albana Vokshin dhe Elda Hotin, të cilët nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme.
/Zëri