
TIRANË- Një grup i deputetëve të opozitës kanë vijuar skenarin e kaosit në Kuvend, ku janë përplasur me punonjësit e gardës.
Në seancën e sotme në Kuvend pritet të kalojë nen për nen buxheti. Sharje, ofendime dhe kërcënimet nuk kanë munguar nga deputetët e opozitës.
“He more fol, të duket vetja trim ty, fol, se ke bërë nja dy herë trimin ti”, i drejtohet Luan Baçit njërit prej gardistëve. “Ore lepurush të heq gurmazin”, shprehet Asllan Dogjani.
“Na thyet duart”- ankohet deputeti Bledion Nallbati.
Ndërkohë që një tjetër deputet pyet gardistët: A lejohet të ikësh të bësh sh*rrën?
Edhe kjo seancë kaloi me tensione në sallën e Kuvendit. Ende pa nisur mirë, deputetët e opozitës u përplasën me Gardën e Republikës, e cila ishte vendosur në gatishmëri. Megjithatë përplasje kishte sërish, pasi Garda nuk i la opozitarët që të krijonin "malin" me karrige tek Foltorja e Kuvendit. Situata në sallë u përshkallëzua me ardhjen e kryeministrit Edi Rama, moment në të cilin opozita ndezi flakadanët. Por megjithatë gjithçka kaloi shpejt pasi sot seanca u mbyll për vetëm 8 minuta./ZËRI