Politikë

Plas në Kuvend! Deputetët e PD përplasen fizikisht me gardistët

Pak minuta para nisjes së seancës, deputetët e opozitës i janë rikthyer kaosit

E.K

Plas në Kuvend! Deputetët e PD përplasen fizikisht me

TIRANË- Nuk ka vonuar skenari i deputetëve të opozitës për të shkaktuar kaos në Kuvend, ku janë përplasur me punonjësit e Gardës, që i kanë ndaluar të grumbullojnë karriget pranë foltores.

Edhe pse me 6 deputetë të përjashtuar, përfshirë Sali Berishën, Flamur Nokën, Gazment Bardhin apo Albana Vokshin, deputetët e mbetur të opozitës në sallë kanë mundur që të krijojnë sërish tensione.

Ervin Salianji, Bledion Nallbati dhe Xhelal Mziu janë ata që qëndrojnë në krye të aksionit të opozitës në Kuvend.

Deputetët u janë nënshtruar kontrolleve në hyrje të Kuvendit, për të shmangur futjen e tymueseve dhe sendeve të paligjshme.

Në seancën e sotme në Kuvend në rendin e ditës është parashikuar diskutimi nen për nen i Buxhetit për vitin e ardhshëm. /Zëri 

Plas në Kuvend! Deputetët e PD përplasen fizikisht mePlas në Kuvend! Deputetët e PD përplasen fizikisht mePlas në Kuvend! Deputetët e PD përplasen fizikisht me

Poll

MOS HUMB