Politikë

Falja e gjobave nga qeveria para zgjedhjeve! SPAK nuk nisi hetimet, Aulon Kalaja ankimon vendimin

Ankimi i tij pritet të regjistrohet në shkallën e parë të gjyqësorit

F.I
Falja e gjobave nga qeveria para zgjedhjeve! SPAK nuk nisi hetimet, Aulon Kalaja
Aulon Kalaja

TIRANË-Kandidati për deputet i PD-ASHM në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Aulon Kalaja ankimoi vendimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për mosfillimin e hetimeve sa i përket kallëzimit të tij, lidhur me vendimin e qeverisë për të falur gjobat përpara zgjedhjeve. Ankimi i tij pritet të regjistrohet në shkallën e parë të gjyqësorit, ku me pas do hidhet shorti elektronik për të caktuar gjyqtarin që do shqyrtojë kërkesën e tij.

Deputeti i cili ishte pjesë e listës së hapur të qarkut të Durrësit, bëri kallëzim në SPAK në 27 maj të këtij viti, ku sipas tij vendimi i qeverisë ndikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë në zgjedhje.

Qeveria shqiptare miratoi dy ditë përpara zgjedhjeve një vendim që fal një sërë gjobash dhe masash administrative të vendosura ndër vite ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

Bëhet fjalë për gjoba të paekzekutuara deri në datën 15 janar 2025, të cilat janë vendosur nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024, nga:
a) inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit;
b) Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit;
c) Autoriteti Kombëtar i Ushqimit;
ç) Inspektorati Shtetëror Shëndetësor;
d) Policia e Shtetit;
dh) Policia Bashkiake./ZËRI

Poll

MOS HUMB