Politikë

DEBATI- Bardhi: Anuluat Kuvend për të ngrënë drekë në Greqi! Spiropali: Faleminderit që më ndjek

Në seancën e sotme, i pari që mori fjalën ishte kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili tha se kryetarja e Kuvendit ka qenë duke ngrënë drejë në Greqi dhe jo në samit.

k.m.
DEBATI- Bardhi: Anuluat Kuvend për të ngrënë drekë
Elisa Spiropali dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me debate të ashpra, pasi opozita akuzon kryetaren Elisa Spiorpali se ka marrë “peng” punimet. Në seancën e sotme, i pari që mori fjalën ishte kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili tha se kryetarja e Kuvendit ka qenë duke ngrënë drejë në Greqi dhe jo në samit. Përgjigjen për "akuzat" e tij e mori nga vetë kryeparlamentarja. 

DEBATI NË SALLË: 

Gazment Bardhi: Do të duhej që parlamenti të mblidhej të enjten dhe thatë që ishit në një vizitë zyrtare në Ukrainë. Në fakt ishit duke ngrënë në Greqi. Kjo është një arrogancë e shtuar dhe tregues se si po e trajtoni Kuvendin, si pronë private. Gjithashtu ju bëj me dije se po mbani me sirtarët e Kuvendit, më shumë se  60 nisma ligjore të ardhura nga deputetët. Ju trajtoni  me urgjenca ligjet korruptive të qeverisë dhe lini në harresë nismat e deputeteve dhe kryesisht të deputeteve opozitarë. 

Elisa Spiropali: Më vjen mirë që ndiqni aktivitetin tim në rrjete sociale. Por siç diskutuam në konferencën e Kryetarëve, seanca nga 12-16 nuk u shty për shkak të pjesëmarrjes time në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore por shumë deputetë kishte mungesa në aktivitete të tjera. Ishte e zëvendësuar prezenca ime me dy nënkryetarët por në bazë të nenit 7 të kuvendit ka për detyrë që të kujdeset për mbarëvajtjen e seancave plenare./ZËRI

Poll

MOS HUMB