Politikë

E denoncoi para disa ditësh, lirohet hapësira publike te ’21 dhjetori’, Rama: S’ka më tokë të xanun

Edi Rama ndau pamjet nga një hapësirë në zonën e ’21 Dhjetorit’.

k.m.
E denoncoi para disa ditësh, lirohet hapësira publike te ’21
Pamjet nga 21 dhjetori

TIRANË- Kryeministri Edi Rama vijon me reagimet e tij lidhur me lirimin e hapësirave publike. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau pamjet nga një hapësirë në zonën e ’21 Dhjetorit’. Kreu i qeverisë ndër të tjera njofton se 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për të inventarizuar ‘plagët’ urbane. 

Edi Rama: Kjo hapësirë publike e 21 Dhjetorit (si të tjera në Tiranë sot, nesër e në vijim) nuk është më “tok e xanun”, por në ndërkohë 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për të inventarizuar plagët urbane që pas pastrimit kërkojnë shërim, duke u rikthyer me projekte të reja komunitare për të cilat kemi marrë angazhimin e mbi 100 arkitektëve të mirënjohur ndërkombëtarë që punojnë edhe në Shqipëri, e që do të kontribuojnë falas me projekt-idetë e tyre

Që në nisje të këtij muaji, Rama ka paralajmëruar bizneset për rikthimin e hapësirave që janë zaptuar duke penguar kështu kalimin dhe qarkullimin e qytetarëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB