Aktualitet

Jo vetëm fajde! Nënkomisari, Edison Pema dhe kosovari që shantazhoi, ujdi për drogën: E kam t’shitëm 3 mijë euro

Nënkomisari i kishte dhënë hua 7 mijë euro një shqiptari të Kosovës dhe i merrte kamatë çdo javë 2 mijë euro, por në bisedat e zbardhura mes tyre ata kanë diskutuar edhe për tregti të lëndëve narkotike.

F.I
Jo vetëm fajde! Nënkomisari, Edison Pema dhe kosovari që
FOTO ILUSTRUESE

ELBASAN-Detaje të reja janë zbardhur nga rasti i Nënkomisarit Edison Pema, i arrestuar nga Prokuroria e Elbasanit i cili dyshohet se ka dhënë para me fajde dhe ka kryer kanosje me dhunë. Konkretisht Pema i kishte dhënë hua 7 mijë euro një shqiptari të Kosovës dhe i merrte kamatë çdo javë 2 mijë euro, por në bisedat e zbardhura mes tyre ata kanë diskutuar edhe për tregti të lëndëve narkotike.

Në bisedat e zbardhura nga Ballkanweb shtetasi kosovar me iniciale B.S, ku në përgjime është identifikuar thjesht B, i ka kërkuar Edison Pemës, që ti sigurojë 17 kg drogë e llojit kanabis, të cilën e ka porosi nga një tjetër person që t’ja dërgojnë në Kukës.

Në bisedë, jepen detaje dhe për çmimin e shitjes, ku krahas dhënies së shumës prej 2000 (dymijë) eurosh nga shtetasi B.S. nënkomisarit krijohen dyshime se ky i fundit mund të sigurojë një sasi prej 17 (shtatëmbëdhjetë) kilogramësh lëndë narkotike cannabis-sativa me qëllim tregtimin e saj në vlerën 3000 (tremijë) euro kilogrami.

BISEDA:

B.S. me simbolin “B”.

Edison Pema me simbolin “E”.

B- Ma bon dhe mu nji nder o vlla pak ja leton vedit edhe ty se e kam nji pun shum tmir ndor

E- Hë

B-  E kam ni për shtatmëdhjet copa që mke than ti për (nuk kuptohet qartë) për bari

E- Po

B- Un e kam tshitëm tre mij euro me ja pru nji kosovari deri nkuks

E- Po

B- Kilen.

E- Po

B- Me ma dhan i monstër se un dot hiki ne për Kosov

E- Ku ta jap monstrën un tashi

B- Po merre vlla ti son sot ose nesër

E- O futja kot nuk e nuk bohet po ashu t them kam me shku me taku at djalin se un do hiki sonte do hiki për Himar kshu qi me trrejt kot tashi Buro ma mir t them skam mundsi

B- Po kto duhet me e bo Edi se ësht nji fitim i mir o burr.

E- Po t them shko takoje at djalin edhe folni vet se sepse ja kam marr monstrën dy tre her

B- Po okej

E- Po tani nuk kam pse si me than mjep monster edhe

B- Po ja pagujna bre vlla

E- Po nuk a problemi te pagesa mo burr un ma mir i them o vlla ma jep mjep pes gram edhe i qese ca asht ajo se don me e pi njoni a pjes tjetër ajo

B- Po po

E- Po pra po ky smerret me kët pjes ky mka thon e kam nShkodër me kaq. Tani ja kena

B- Njimij e tetqind mke dhan

E- Po pra ja kena cu monstrën edhe t thash o vlla si tshkosha un me i marr prap monstër. Ai t tha e ka n Shkodër filani asht e njëjta tha me monstrën që ta kam dhan qe e ke cu nZvicër. Okej edhe t thash ty a asht e njëjta B.o ma the bile mund tjet ma e mir.

B- Po. Po qe jet ma e mir ti o vlla duhet me i pru mu se un kti i thash i kam temdhjet kile tashi

E- Ore i ban ai

B- Unë unë tha i coj për jasht domethan ash për sen unë tha mu vet deri nKuks mi bjen tha gjanat nKuks unë fitojna lek. Tha komplet tremij euro i kena tshitna

E- Po Okej

B- Kët muhabet duhna me kry merr vesh se

E- E ke tkryme mo vlla

B- U kry. Kur t them une as nuk du me ba. (Fillon të numërojë shumë prej 2000 eurosh)

Nimi e niqin, kqyrëm, nimi e dyqin, nimi e treqin, nimi e katërqin, nimi e pesqin, nimi e gjashtqind, nimi e shtatqind, njimi e tetqind, njimi e nantqind, dymij. Pa as ni cent jam ngel. Ngom.

E- Hë

B- Une jam tu ik për Kosov. Un atina zotnis po i them se ai e ka pa ni monstër atje. Ta bi unë i them prap ni monstër. Edi qi kjo pun duhet me u kry mrena pes gjasht ditësh se e kena ujtin (ujdin) ndor me lek me krejt

E- Po monstër un nuk muj me i mor prap monstër. Un shqip po flas

B- Po me qato që mthe njiheri o vlla. Bjerma the deri nKuks ti duhet me shku me fol. Unë i qojna gjorat nKuks i bjen ti. Une sdu me dit kush asht ai te ku asht une du me pas pun vec me ty i kapem lekt. Asht vler e madhe edhe mu ma lehton knej or burr.

E- Okej

B- Se mke than me imietetqind qi i marr a mke than me qatash

E- Po me aq burrash nuk tdal llafit un. Ce aq qa tkam thon qe aq. Aq mka thon aq shkoj e marr.

Pema u arrestua 2 ditë më parë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan–Korçë) pasi dyshohet se ka dhënë para me fajde dhe ka kryer kanosje me dhunë. Për këtë arsye, po hetohet për disa vepra penale: “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, në kuadër të një skeme fajdesh.

Konkretisht Pema i kishte dhënë hua 7 mijë euro një personi dhe i merrte kamatë çdo javë 2 mijë euro. Në total borxhi kishte arritur vlerën mbi 100 mijë euro interesa. Përveç interesit mujor të jashtëligjshëm, Pema kishte marrë peng 5 automjete në pronësi të viktimës, duke ushtruar mbi të kanosje dhe presion të vazhdueshëm për të siguruar kthimin e shumës me përfitime të larta./ZËRI

Poll

MOS HUMB