
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot bashkëbisedimin e radhës me qytetarët në rrjetin social Facebook. Rama ka deklaruar se fëmijëve duhet tu jepet Bashkimi Europian dhe jo TikTok-u.
Edi Rama: Duhet t’i japim fëmijëve BE jo Tik Tok. Kemi treninë historisë, kush e kap ecën para, kush kthehet të flejë gjumë, e humbet. Me siguri ke parë videon e mbrëmshme, por mire more si flitet kështu, si ka mundësi. Futja kot, çohu në pikë të sabahut dhe futja kot, nuk e di se çfarë muhabetesh janë këto.
Më shumë se dy muaj pas njoftimit, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për mbylljen e TikTok për 1 vit në Shqipëri. Brenda një jave apo 10 ditësh, shqiptarët nuk do të mund të aksesojnë më platformën “Tik Tok”. Vendimin e marrë e ka njoftuar Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e cila pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave bëri me dije se për 12 muaj, “Tik Tok” nuk do të mund të funksionojë më brenda territorit të Shqipërisë.
Mbyllja e platformës u njoftua nga kryeministri Edi Rama në 21 dhjetor, pas një konsultimi publik. Shkak i nismës u bë vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, pasi një grup nxënësish u përfshinë në sherr me thika pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë më 18 nëntor 2024. Sa i përket vendimit, TikTok ka deklaruar se nuk ka prova që incidentet e dhunshme të përmendura janë të lidhura drejtpërdrejt me platformën e tyre./ZËRI