Politikë

Gjykata e Hagës ndalon Thaçin të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait, Rama: E turpshme

Rama shprehet se Gjykata e Hagës i ka kthyer në shaka të drejtat demokratike.

I.F

Gjykata e Hagës ndalon Thaçin të marrë pjesë në
Edi Rama

TIRANË- Gjykata e Hagës ka vendosur të mos e lejojë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait. Pas këtij lajmi, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke e quajtur këtë një veprim të turpshëm.

Një tjetër veprim i ulët nga një gjykatë e turpshme dhe e paturpshme që drejtësinë ndërkombëtare e ka kthyer në shaka, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në bumerangët më brutalë”, shkruan Rama.

Babai i ish-presidentit të Kosovës Haxhim Thaçi, Haxhi Thaçi, ndërroi jetë më 16 mars në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës, ku edhe po trajtohej prej disa javësh në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Ish-presidenti Thaçi, të enjten, në masa të rrepta sigurie, vizitoi në spital për rreth 3 orë të atin e sëmurë dhe më pas u kthye sërish në Hagë, atje ku edhe pret gjykimin e tij. Hashim Thaçi akuzohet nga Dhomat e Specializuara për krime ndaj njerëzimit dhe krime lufte, së bashku me drejtues të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./ZËRI

Poll

MOS HUMB