
PRISHTINË- Ndërron jetë babai i ish-presidentit të Kosovës Haxhim Thaçi, Haxhi Thaçi. I moshuari ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës, ku edhe po trajtohej prej disa javësh në gjendje të rëndë shëndetësore. Për shkak të gjendjes së tij të rënduar, ai u vizita edhe nga i biri Hashim Thaçi.
Ish-presidenti Thaçi, të enjten, në masa të rrepta sigurie, vizitoi në spital për rreth 3 orë të atin e sëmurë dhe më pas u kthye sërish në Hagë, atje ku edhe pret gjykimin e tij. Hashim Thaçi akuzohet nga Dhomat e Specializuara për krime ndaj njerëzimit dhe krime lufte, së bashku me drejtues të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./ZËRI