Bota

Tragjedia në Koçan/ Prokuroria kërkon burg për 11 persona, 3 prej tyre janë në spital

Nga hetuesit është kërkuar vendosja e prangave për 8 persona, ndërsa 3 të tjerë ndodhen ende në spital pasi janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

k.m.
Tragjedia në Koçan/ Prokuroria kërkon burg për 11 persona,
Foto ilustruese

SHKUP- Prokuroria Themelore Publike ka nisur hetimet dhe kërkon "arrest me burg" për 11 persona. Nga hetuesit është kërkuar vendosja e prangave për 8 persona, ndërsa 3 të tjerë ndodhen ende në spital pasi janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Për këta të fundit, hetimet do të vazhdojnë dhe veprimet do të kryhen në një moment të dytë, pasi të përmirësohet gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë vazhdojnë veprimet për zbardhjen e përgjegjësisë së disa personave.

Çfarë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut?

Në orën 3 të mëngjesit, një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientet e lokalit kanë qenë rreth 1500 persona. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike./ZËRI

Poll

MOS HUMB