
SHKUP- Ish-sekretarja e ministrisë së Ekonomisë është një nga personat e ndaluar për tragjedinë në Koçan. Bëhet fjalë për Razmina Çekiç. Kjo e fundit akuzohet nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka falsifikuar licencën për klubin e natës ku edhe ndodhi tragjedia.
Çfarë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut?
Në orën 3 të mëngjesit, një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientetet e lokalit kanë qenë rreth 1500 persona. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike./ZËRI