Aktualitet

VD- Çanin rrugët për të vjedhur energji për shtëpitë e barit, si u zbulua banda mafioze shqiptare në Angli

Ata nuk e dinin se do të bëheshin objekt hetimi për të zbuluar një rrjet kriminal të udhëhequr nga gangsterët shqiptarë.

k.m.
VD- Çanin rrugët për të vjedhur energji për
Pamje nga kamerat e sigurisë

BRITANI E MADHE- Një mëngjes, disa persona gërmuan në linjat elektrike përgjatë rrugës, madje banorët e zonës u trembën nga një seri shpërthimesh të vogla. Por kur papritur u aktivizua një zjarr, punëtorët futën me nxitim pajisjet e tyre në pjesën e pasme të furgonit dhe u larguan me shpejtësi. Për vite me radhë, ky episod i çuditshëm nuk mbeti gjë tjetër veçse një anekdotë për vendasit. Ata nuk e dinin se do të bëheshin objekt hetimi për të zbuluar një rrjet kriminal të udhëhequr nga gangsterët shqiptarë.

Sipas "Dailymail", prokuroria ka dalë në përfundimin se këta punëtorë nuk ishin mirëmbajtës së rrjetet, por në fakt persona që do të siguronin kultivimin e dogës për shqiptarët. Nën maskën e një kompanie legjitime, misioni i tyre ishte të hapnin trotuare dhe të rilidhnin energjinë elektrike në fermat e kanabisit të drejtuara nga bashkëkombasit e tyre shqiptarë.

Në një operacion që u ka zgjatur 4 vjet, ata kanë arritur që të rilidhin energjinë elektrike për të prodhuar drogë me blerë 21 milionë paundë. Ndaj më 7 mars, tetë burra, u dënuan me gjithsej 32 vite burg. Megjithatë vëmendjen e ka tërhequr skema e tyre, e padëgjuar deri më sot. Është një histori që nënvizon kontrollin e hekurt që kriminelët shqiptarë kanë në tregtinë e drogës në Britani.

Ross McGinn, nga Huyton në Merseyside, dhe Andrew Roberts, nga ëigan, ishin biznesmenë të respektuar. Së bashku kishin regjistruar kompaninë "Companies House". Punëtorët e tyre kalonin deri në 10 orë në ditë për të gërrmuar rrugët dhe për të rregulluar "linjat" e shkëputura të rrjetit. Fillimisht nuk u vunë re, por me kalimin e kohës, ata filluan të bëheshin të pakujdesshëm. 

Por nuk ishin të vetmit që punonin. Një burim shqiptar tha për "Daily Mail" se bandat kishin paguar edhe për elektricistë nga Shqipëria. Madje u paguanin edhe vizat turisitike. Pasi shkonin në Mbretërinë e Bashkuar kryenin punë të shpejta dhe të lehta duke rilidhur furnizimin me energji elektrike në fermat e kanabisit, duke u kursyer kriminelëve shuma të mëdha parash.

Por po ashtu, siguronin edhe anonimatin. Më pas, elektriçistët ktheheshin në Shqipëri, të paguar shumë mirë për "pushimet" e tyre. Por njëri prej tyre u arrestua në janar gjatë një kontrolli në një fermë në Uells. Tek kjo fermë burimi i energjisë në ndërtesë kishte modifikime të shumta dhe ishte nxjerrë në mënyrë të paligjshme nga rruga. Por në këtë fazë, megjithatë, nuk kishte asgjë që mund të identifikonte autorët. 

Veçse një shenjë që kishte lënë kompania e britanikëve. Kështu morën vëmendjen e Policisë. Duke shqyrtuar pamjet e CCTV nga jashtë dyqanit, detektivët panë 5 burra me xhaketa portokalli fluoreshente duke punuar pranë një furgoni me emrin e kompanisë. Kështu nisi dhe operacioni "Shkëndija". Nga kryrja e telefonave të pronarëve gjetën edhe mesazhet që Andrew Roberts kishte shkëmbyer me 'Albos'. Detektivët besojnë se ata u kërkonin shqiptarëve një tarifë fikse për shërbimet e tyre por nuk ishin të përfshirë drejtpërdrejt në ngritjen e fermave.

Nga ana tjetër, tashmë është në modë që edhe shqiptarët të mos shkelin në Britani. Ata i mbajnë duart e tyre të pastra dhe shijojnë frytet e punës në Dubai./ZËRI

Poll

MOS HUMB