
TIRANË- Kryetari i partisë së Pensionistëve, Selami Jenishehri ka braktisur koalicionin e Sali Berishës, “Shqipëria Madhështore”. Ai njoftoi largimin nga koalicioni në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke nënvizuar se njerëzit në listën e Berishës janë servilë. Jenishehri ka deklaruar se është mashtruar nga eksponentët e PD-së. Sa i përket kreut të Partisë Demokratike, ai i shpreh se Berisha ka hallin e SPAK.
Jenishehri tha se nuk është zhvilluar asnjë mbledhje e koalicionit dhe nuk është pyetur për asgjë, madje nuk ka asnjë kandidat në listë. Ai tha se Flamur Noka i kërkoi firmën dhe i premtoi se do të bisedonin, por ndihet shumë i zhgënjyer. Jenishehri kërkon anullim të zgjedhjeve dhe hetime të thelluara.
Pjesë nga biseda:
Selami Jenishehri: Sali Berisha do të shpëtojë veten nga SPAK-u, vë servilat aty, njëri më i zi se tjetri. Ai çon dorën, çon edhe ai dorën… As nuk e lexojnë se çfarë kanë përpara. Nuk mund të ecësh para me këtë politikë. Ti do të shkosh në zgjedhje në 11 maj kur janë të paligjshme. Do të bëj kallëizm penal të gjithëve.
Ylli Rakipi: Si e shpjegon që pensionistët e duam shumë Edi Ramën, vdesin për Edi Ramën dhe ti nuk e do?
Selami Jenishehri: Unë kam qenë në koalicion me Ramën, kur vinte ai unë çohesha në këmbë dhe e respektoja. Ai tha nuk kam punë me ju, dal vetëm. Aty ku e ka gabim Rama unë ia kam thënë në Parlament. Ai nëse do të rregullojë Shqipërinë, ai vë dedektivin privat…
Ylli Rakipi: Eh po, kemi luftuar për këtë, që emisionin e parë që ka ardhur, ky do detektiv privat, por nuk e bëjnë.
Selami Jenishehri: Unë nuk vjedh dhe nuk kam frikë, prandaj e hedhin poshtë ata. Rama e hedh poshtë që mos kontrollohen ministrat.
Ylli Rakipi: Koalicioni Shqipëria Madhështore, duket si ideja e Trumpit?
Selami Jenishehri: Po qe ideja Trump unë e respektoj se ai ka kokat e botës rreth e përqark. Po të jenë zgjedhjet e ligjshme unë e repsketoj. Por është i paligjshëm dhe unë nuk votoj fare për këta. Nëse Rama bën zgjedhje të ligjshme, bisedojmë.
Ylli Rakipi: Rama ndau disa bonuse, ty të ra gjë?
Selami Jenishehri: Mua më dhanë 100 mijë lek më shumë. I thashe e ke ngatërruar, jo tha. Unë e kam pensionin 1 mln lek, pension suplementar.
Ylli Rakipi: Ua ç’është ky pension që ke ti?
Selami Jenishehri: A do të të sjell dokumentin po nuk besove?
Ylli Rakipi: Atëherë pensionet qenkan të larta.
Selami Jenishehri: Jo ai është pensioni i deputetit.
Denis Dyrnjaja: Më pyesin njerëzit kur ke pirë kafe me Ramën herën e fundit?
Selami Jenishehri: Qysh kur kam le, asnjëherë…
Ylli Rakipi: Po edhe Rama mund ta thërrasë. Pse mos pijë kafe me Jenishehrin?
Selami Jenishehri: Po më thirri, unë shkoj.
Ylli Rakipi: Më thotë njeri, pyete Jenishehrin, se ka thënë që Shqipëria mund të bëhet kampion në futboll. Kemi dhe këtë Dukën zv president e kështu…
Selami Jenishehri: Unë kam nxjerr një mënyrë me të bërë futbollist të kalibrit ndërkombëtar. Nuk dëgjon kryetari i federatës.