Politikë

DOKUMENTI/ Kuvendi njeh Gazment Bardhin si kryetar të Grupit Parlamentar të PD

Përfundon dilema, Kuvendi njeh Bardhin.

F.m
DOKUMENTI/ Kuvendi njeh Gazment Bardhin si kryetar të Grupit Parlamentar
Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha

TIRANË- Një shkresë e dalë nga Zyra Juridike e Kuvendit tregon se Kuvendi njeh zyrtarisht Gazment Bardhin si kryetar të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Shkresa e publikuar nga Ditar.al, tregon qartë se Lulzim Basha mund të marrë vendime brenda partisë, por nuk mund të prevalojë mbi rregullat e Kuvendit, pasi kreu i grupit parlamentar zgjidhet nga deputetët dhe jo nga Kryesia e partisë apo Këshilli Kombëtar.

Rrjedhimisht, kjo e bën Bardhin zyrtarisht kryetar të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, i cili tani është rreshtuar krah kryedemokratit Sali Berisha.

Përmbajtja e shkresës:

Grupet dhe komisionet parlamentare përbëjnë themelet mbi të cilat ngrihet organizimi struktural dhe funksional i çdo parlamenti. Në përfundim, në mbështetje të Kushtetës së RSH-së, Rregullores së Kuvendit, miratuar me vendimin nr.85, datë 18.7.2019, të Kuvendit, të ndryshuar, njoftimi me nr.138.pro, datë 4.9.2023, i z.Lulzim Basha, është pjesë e procesit të vendimmarrjes brenda strukturave partiake (akt me karakter rregullator partiak) dhe si i tillë, ai nuk mund të prevalojë mbi dispozitat e një akti, që për nga fuqia juridike, janë drejtpërdrejt norma ekzekutive të normave kushtetuese, siç janë dispozitat e Rregullores së Kuvendit.

DOKUMENTI/ Kuvendi njeh Gazment Bardhin si kryetar të Grupit Parlamentar
Shkresa

Ç’ka ndodhur mes Bardhit dhe Bashës?

Bardhi vendosi të rreshtohej krah kryedemokratit Sali Berisha dhe bashkë me një numër të konsiderueshëm deputetësh zgjidhi të dilte kundër Lulzim Bashës dhe kërkoi anulimin e zgjedhjeve që e RIkthyen këtë të fundit në PD. Basha garoi përballë Gjergji Hanit dhe fitoi.

Nga ana tjetër, deputeti Lulzim Basha mblodhi Kuvendin Kombëtar dhe miratoi ndryshimet në statut duke i dhënë vetes të drejtën të jo vetëm të drejtojë partinë, por edhe të zëvendësojë Gazment Bardhin në postin e kryetarit të grupit parlamentar.

Ky vendim shkaktoi debate edhe në Kuvend, ku Basha kishte depozituar një shkresë, përmes të cilës ia delegonte postin e kreut të grupit parlamentar Flutura Açkës.

Poll

MOS HUMB