Politikë

Berisha: Të votohet rezoluta jonë për Kosovën, Rama nuk dënon Serbinë! (I hap 'derën' PS-së për bashkëpunim)

Kreu i PD tha se maxhoranca socialiste nuk pajtohet me problemin se duhet dënuar Serbia për atë që ndodhi në Kosovë. 

E.K
Berisha: Të votohet rezoluta jonë për Kosovën, Rama nuk
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi pas mbledhjes së grupit të PD, se fokusi i këtij takimi ishte rezoluta për Kosovën dhe zhvillimet që po ndodhin atje pas sulmit terrorist të 24 shtatorit. Kreu i PD tha se maxhoranca socialiste nuk pajtohet me problemin se duhet dënuar Serbia për atë që ndodhi në Kosovë. 

Sali Berisha: U diskutua për rezolutën, mbi zhvillimet në Kosovë, një tekst shumë i mirë i përgatitur. Deri të dhënat se mazhoranca nuk pajtohet me problemin se duhet dënuar Serbia për atë që ndodhi në Kosovë, por nëse kjo klauzolë nuk pranohet, atëherë ky parlament mund të quhet fare mirë, parlamenti i Bjellorusisë, apo i një republike vasale të Rusisë. Kjo nuk mund të ndodhë.

I pyetur nga gazetarët nëse do ta votonte rezolutën për Kosovën të paraqitur nga Partia Socialiste, Berisha tha në mënyrë të prerë jo. Sipas tij ajo nuk dënon Serbinë. 

Sali Berisha: Jo të lutem, ne kemi rezolutën tonë. Ne kërkojmë të votohet rezoluta jonë, do të ua paraqesim shqiptarëve. Rezoluta që paraqet grupi parlamentar i PD-së, është një rezolutë absolutisht në përputhje të plotë me qëndrimet e parlamentit të Kosovës, me qëndrimet e miqve të Kosovës. Është një rezolutë shumë mirë e studiuar. Urojmë dhe shpresojmë që të mos mbeten skllevër të Vuçiç. Se ju e keni vënë re që emri i Vuçiç nuk është përmendur ndonjëherë nga Edi Rama, vetëm tha kur më thonë kosovarët, vëlla i Vuçiçit, herë tjetër ai nuk e përmend atë.

Por kryedemokrati la dhe një rrugë të hapur për një bashkëpunim me Partinë Socialiste sa i përket rezolutës për Kosovën. Ai tha se uron të votohet rezoluta e PD ose të arrihet një mirëkuptim për një rezolute të përbashkët. 

Sali Berisha:  Pavarësisht kësaj, uroj të votohet rezoluta jonë, ose të gjejmë një mirëkuptim të një rezolute të përbashkët. Ndërkohë diskutime të tjera, ishin shumë të rëndësishëm, z. Bardhi do të ju informojë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB