Politikë

Ç'do bëhet me kreditë e këqija? Sejko: Po takohem me ministrin e Drejtësisë, pikat e ligjit që duam të ndryshojmë

Gent Sejko sqaroi se plani pritet që të prezantohet në shtator.

k.m.
Ç'do bëhet me kreditë e këqija? Sejko: Po takohem me
Gent Sejko

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka bërë me dije masat që po ndërmerr për institucionet e dhënive të kredive të këqija. Në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, Sejko tha se ka nisur takimet me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja për të bërë ndryshime në ligj për të mbrojtur konsumatorët, pra në këtë rast qytetarët huamarrës. Por sqaroi se plani pritet që të prezantohet në shtator. 

"Ne duhet të shohim se çfarë do të ndryshojmë ne; ndryshimin e ligjit për normat e interesit dhe penalitetit; bërjen e një ligji të veçantë për mbrojtjen e konsumatorit. Po bashkëpunojmë për Bankën Botërore Kjo rregullore do të miratohet në shtator. Do të rriten kërkesat për kredidhënie, por do të bëjë një "scoring" për vlerësimin e klientëve që mund të marrin kredi,"-tha ndër të tjera në fjalën e tij, Sejko. 

PJESË NGA FJALA E PLOTË:

Nëse ne do të duhet që të ndihmojmë qytetarët duhet të shohim Kodin Civil ose ligjin e përmbaruesëve për të ndihmuar qytetatët. Unë po bashkëpunoj me Ministrinë e Drejtësisë. Pak ditë më parë u takova me ministrin e Drejtësisë për të bërë një plan pune për t'ju adresuar procesit në vijimsinë e këtij procesi. Duhet parë nga organet ligjore nëse janë bërë shkelje dhe vjedhje, ato do mbajnë përgjegjësi ligjore; apo nëse kanë vepruar brenda hapësirave ligjore. Ne duhet të shohim se çfarë do të ndryshojmë ne; ndryshimin e ligjit për normat e interesit dhe penalitetit; bërjen e një ligji të veçantë për mbrojtjen e konsumatorit. Po bashkëpunojmë për Bankën Botërore Kjo rregullore do të miratohet në shtator. Do të rriten kërkesat për kredidhënie, por do të bëjë një "scoring" për vlerësimin e klientëve që mund të marrin kredi. BSH i ka marrë masat në mënyrë të përshkallëzuar. Nuk ka pasur një kufizim për normën e interesit në vonesë. Ne duke parë problemin. Ne nuk jemi magjistarë që të parashikojmë se çfarë do të ndodhi. Këto janë probleme të reja që ndodhin për herë të parë ën Shqipëri. Ka një rregullore të re që kufizon normën e interesit. Penaliteti shkonte pafund, vumë një kufizim që penaliteti nuk shkon në 30% të principalit. Pavarësisht se nuk janë ligjore, institucionet e mikrokredisë i kanë respektuar. Janë procese rregullative teknike. Pra janë marrë masa. BSH nuk ka tagër ligjor për proceset gjyqësore. Dijeni për marrjen e pronave ka të bëjë me proceset përmbarimore. Ne nuk ndërhyjmë dot. Të gjitha ishin me vendim Gjykate./ZËRI

Poll

MOS HUMB