Politikë

Deputetët e PD-së bllokuan sallën, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese online

Pas bllokimit edhe Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese do të mbahet online në orën 16:00.

Redaksia Zëri
Deputetët e PD-së bllokuan sallën, Komisioni i Veprimtarisë
pamje nga ngjarja

TIRANË- Vijon kaosi në Kuvend. Pasi u përplasën me Gardën dhe u futën në ambientet e Kryesisë përmes dritareve, ata nuk lejuan deputetët socialistë që të futen në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Deputetët e PD-së bllokuan derën e sallës së Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, duke u vendosur rresht. Pas bllokimit edhe Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, Tregtinë dhe  Mjedisin do të mbahet online në orën 16:00.

Çfarë ndodhi sot në Kuvend:

Deputetët e PD-së kishin njoftuar se do të mblidhnin grupin parlamentar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit në orën 10:15 të paradites së sotme, ndërkohë që Garda kishte marrë urdhër që të mos lejonte 8 deputetët e përjashtuar që të hynin në godinë. Deputetët e PD-së që janë përjashtuar për 10 ditë: Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, Saimir Korreshi dhe Lefter Geshtenja. Deputetët e PD-së u –përplasën me punonjësit e Gardës, ndërkohë që një pjesë e tyre hipën në dritare në mënyrë që të futeshin në ambientet e brendshme të Kryesisë. Nga aty ata bllokuan punën e disa komisioneve hetimore, të cilat mazhoranca i vijoi online. Prej disa javësh Kuvendi nuk është në normalitet, me opozitën që ka radikalizuar qëndrimet e saj./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB