
TIRANË- Denion Mejdani, djali i ish-presidentit të vendit, Rexhep Mejdani është emëruar ambasador i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Dekretimi i tij është bërë sot nga presidenti Bajram Begaj, për të zëvendësuar Fatos Rekën, i cili mbante postin që në vitin 2015. Gjatë prezantimit të tij në Komisionin për Politikën e Jashtme, Meidani garantoi angazhim të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy vendeve, vëmendjen për ligjin e gjuhës shqipe, marrëveshjes se Ohrit si dhe nxitjen e investimeve.

Më herët, Denion Meidani ka mbajtur postin e drejtorit të Qendrës së Koordinimit Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Por ka pasur edhe eksperiencë në fushën e diplomacisë. Ndër postet e tij publike, ai ka mbajtur pozicionin e drejtorit të Qendrës së Koodinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe këshilltar i Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme./ZËRI