
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha përmes një deklarate zyrtare, ka deklaruar mungesën në seancën e nesërme në Kuvend, ku ishte parashikuar që të votohej amnistia penale. Shkak për këtë sipas Bashës, është bërë amnistia që PS kërkon tiu bëjë zyrtarëve të korruptuar, duke shtuar një amandament në ligj, që për forcën që ai përfaqëson është i papranueshëm.
Basha vuri kusht duke kërkuar që të pranohet amendamenti i PD për protestuesit, në mënyrë që të votojë amnistinë. Qeverisë i duhen 84 vota për të kaluar amnistinë, e cila me tërheqjen e Bashës, nuk mund të arrihen, pasi socialistët të vetëm kanë vetëm 74 vota.
Basha: Ndaj sot dua ta bëj të qartë që PD jo vetëm që nuk do jetë pjesë e kësaj manovre, por do të bëjë gjithçka për të faktuar se kërcënimi kryesor i luftës kundër pandëshkueshmërisë është Edi Rama.
PD inkurajon prokurorët dhe gjyqtarët të vazhdojnë punën e tyre. Një drejtësi e reformuar ka për detyrë për të hetuar dhe dënuar zyrtarë të përfshirë.
PD nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme parlamentare dhe padiskutim që është pritshmëria jonë që askush të mos bëhet patericë e këtij akti korruptiv dhe kriminal që synon lirimin dhe lehtësimin e zyrtarëve të korruptuar.
Kushti është pranimi i amendamentit tonë për protestuesit. Ka të bëjë me njerëz që janë ngritur për pronat e tyre, për shtëpitë e tyre, për bindjet politike. Është kusht i patejkalueshëm.
Nëse propozimet tona për aministimin pa kusht të të gjithë protestuesve do të pranohen PD do të rishikojë vendimin e saj.