Politikë

Rama kthehet nga Turqia/ Nis aksionin në seli, mbledhje me drejtuesit e qarqeve

Kryesocialisti do të zhvillojë një takim edhe me anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS, duke pasur si fokus organizimin e partisë dhe përgatitjen për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen vitin që vjen. 

k.m.
Rama kthehet nga Turqia/ Nis aksionin në seli, mbledhje me drejtuesit e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama sot kthehet nga Turqia, ku edhe kishte shkuar për një vizitë zyrtare. Por nuk do të ketë kohë për pushim, pasi pasdite, rreth orës 17.30, ka planifikuar një mbledhje me drejtuesit politikë të Qarqeve në Selinë e Partisë Socialiste. Përveç tyre, kryesocialisti do të zhvillojë një takim edhe me anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS, duke pasur si fokus organizimin e partisë dhe përgatitjen për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen vitin që vjen. 

Ndaj edhe sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi u ka përcjellë me anë të një mesazhi rëndësinë e takimit të gjithë socialistëve që do të marrin pjesë.

“Me kërkesë të Kryetarit të PS, ju njoftoj se me datë 21.02.2024, ora 17.30 do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS. Mbledhja do te zhvillohet sipas sistemit On Line”, thuhet në njoftimin e ndarë nga sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi.

Socialistët do të mbledhin Asamblenë më 16 mars në Durrës./ZËRI

Poll

MOS HUMB