Politikë

Dënimi i Salianjit, PD kërkon hakmarrjen, gati kallëzimin në SPAK për Xhafajn

Denoncimi i Ervin Salianjit, për vëllanë e Fatmir Xhafajt, solli largimin e tij disa muaj më pas nga qeveria, ndërsa Agron Xhafaj u dorëzua te autoritetet italiane, ku vuajti dënimin me burg

E.K
Dënimi i Salianjit, PD kërkon hakmarrjen, gati kallëzimin në
Fatmir Xhafaj dhe Ervin Salianji

TIRANË- Partia Demokratike, ka nisur lëvizjet pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që dënoi me 1 vit burg Ervin Salianjin, për akuzën e kallëzimit të rremë. PD ka përgatitur një kallëzim penal në drejtim të ish-ministrit Fatmir Xhafaj, që sipas tyre është subjekt i ligjit antimafia.

Kallëzimi i Xhafajt pritet që të ketë 5 akuza, që janë hetim pasurie, lidhje me ndërtues që ka dhënë prona shtetërore, për falsifikim të dosjes që u dënua Salianji, pengimi i së vërtetës dhe shpërdorim detyre.

Ky kallëzim u paralajmërua dhe nga vetë Salianji, menjëherë pasi u njoh me vendimin e Gjykatës së Apelit, që e dënoi me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë, kryer në bashkëpunim.

Vendimi për të kallëzuar ish-ministrin erdhi një ditë pasi Gjykata e Apelit la të pandryshuar vendimin për dënimin me 1 vit burg të deputetit të PD, Ervin Salianji. 

Në një kohë që urdhëri për arrestimin e Ervin Salianjit është çështje orësh, Partia Demokratike ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve në Kuvend, për të penguar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit. Përmes një shkrese që i kanë dërguar kryeparlamentares Elisa Spiropali, demokratët kërkuan mbledhje urgjente, gjë e cila sipas burimeve nuk do të ndodhë. Arrestimi apo vetëdorëzimi i Salianjit tashmë është çështje orësh, pasi është caktuar dhe prokurorja që do të bëjë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit. Kjo e fundit në një reagim të shkurtër për mediat, tha se vendimi për Salianjin u mor në mënyrë unanime nga të 3 gjyqtarët./ZËRI

Poll

MOS HUMB