Politikë

Shmanget Kuvendi, Elisa Spiropali nuk mbledh Këshillin e Mandateve për Salianjin, në seancën e radhës shpall vakancën

Në seancën e të hënës, Spiropali do të njoftojë vakancën në grupin e PD-së dhe më pas do t’i hapet rruga zëvendësimit të Salianjit

E.K
Shmanget Kuvendi, Elisa Spiropali nuk mbledh Këshillin e Mandateve për
elisa spiropali ne kuvend

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali nuk do të mbledhë Këshillin e Mandateve për të diskutuar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit për Ervin Salianjin. Duke qenë se vendimi i apelit hyn në fuqi menjëherë, në seancën e radhës në Kuvend, Spiropali pritet që të shpallë vendin vakant, për të zëvendësuar Salianjin, me nje demokrat që ka qenë i renditur në listën jofituese.

Sipas nenit 71 të Kushtetutës, dënimi me vendim gjyqësor të formës së prerë është shkak për mbarimin e mandatit të deputetit ose pavlefshmërinë e tij.

Vendimi i Gjykatës së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë.

Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI 

Poll

MOS HUMB