Politikë

Lidhje me Rusinë e korrupsion, SHBA shpall ‘non grata’ 10 individë nga BP

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur një listë të re të individëve nga Ballkani Perëndimor, që shpallen 'non grata'. Ata akuzohen për lidhje me Rusinë dhe korrupsion.

D.XH
Lidhje me Rusinë e korrupsion, SHBA shpall ‘non grata’ 10
SHBA

UASHINGTON - Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë të enjte kanë futur në listën e zezë 10 individë, teksa kanë shpallur raundin e radhës të sanksioneve ekonomike në Ballkan. Individët e sanksionuar akuzohen për lidhje me Rusinë dhe korrupsion.  

Sipas ueb-faqes zyrtare të Thesarit amerikan, individët e sanksionuar janë nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Në mesin e tyre janë Savo Cvijetinoviç, Petar Gjokiç dhe Dushko Peroviç nga Bosnja e Hercegovina; Miodrag Davidoviç dhe Branisllav Miqunoviç nga Mali i Zi; Ratka Kunoska Kamceva, Irina Samsonenko dhe Sergey Samsonenko nga Maqedonia e Veriut; dhe Misha Vaçiç e Nenad Popoviç nga Serbia.

KUSH JANË INDIVIDËT E SHPALLUR NON GRATA, AKUZUAR PËR LIDHJE ME RUSINË DHE KORRUPSION

BOSNIA DHE HERZEGOVINA

Savo Cvijetinoviç (Cvijetinoviç) është anëtar i bordit ekzekutiv të partisë politike të Presidentit të Republika Srpska (RS), Milorad Dodik, Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), në njësinë e Republikës Srspka të Bosnjë dhe Hercegovinës (BiH). Ai është gjithashtu një përfaqësues i kompanisë me bazë në RS, BN Inzinjering, e cila zotërohet nga një ish-zëvendës shef i transportit ajror ushtarak në Forcat e Armatosura Ruse dhe një ish-komandant i komponentit të transportit ajror të ushtrisë ruse. BN Inzinjering lehtësoi transferimin e paligjshëm të motorëve të helikopterëve të prodhuar në Ukrainë e në Rusi nëpërmjet Bosnjes.

BN Inzinjering u caktua për operimin në sektorin e hapësirës ajrore të Federatës Ruse. Cvijetinovic është caktuar për të qenë drejtues, zyrtar, nëpunës i lartë ekzekutiv ose anëtar i bordit të drejtorëve të BN Inzinjering. Ai është një person, të cilit, pronat i janë bllokuar.

Petar Djokic (Djokic) aktualisht është Ministër i Industrisë, Energjisë dhe Minierave të Republikën Srpska. Në vitin 2017, Gjokiç nënshkroi një marrëveshje me Ministrin kroat të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Energjisë për të ndërtuar një tubacion nga Kroacia në rafinerinë e Bosanski Brod, e cila është në pronësi të një kompanie ruse, në Republikën Srpska. Hyrja në një marrëveshje të tillë është një kërcënim për zbatimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit. Sanksionimi i Gjokiçit dërgon një sinjal të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë sjelljet anti-Dayton.

Djokic është shpallur non grata sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në, ose përfshirje direkt ose indirekt në, një shkelje ose një akt që ka penguar ose kërcënuar zbatimin e çdo marrëveshjeje rajonale të sigurisë, paqes, bashkëpunimit ose njohjes reciproke ose kornizë apo mekanizmi të llogaridhënies lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshirë Marrëveshjen e Prespës të vitit 2018; Marrëveshjen Kornizë të Ohrit e vitit 2001; Rezolutën 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara; Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit; ose Konkluzionet e Këshillit të Konferencës për Zbatimin e Paqes mbajtur në Londër në dhjetor 1995, duke përfshirë vendimet ose konkluzionet e Përfaqësuesit të Lartë, Këshillit për Zbatimin e Paqes ose Bordit të tij Drejtues; ose Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

Dusko Perovic (Peroviç) është kreu i zyrës përfaqësuese të Republikës Srpska në Moskë, Rusi, ku ka shërbyer për një kohë të gjatë. Perovic ka qenë pjesë përbërëse e organizimit të ndërveprimeve midis Presidentit të RS Milorad Dodik dhe partisë së tij SNSD dhe zyrtarëve rusë. Konkretisht, ai ka lobuar në mënyrë rutinore për takime mes Dodik dhe presidentit rus Vladimir Putin. Perovic shërbeu gjithashtu si ndërmjetësi për takime për qeverinë e RS të udhëhequr nga Dodik dhe një miliarderi të shquar rus. Pavarësisht se ishte një punonjës i qeverisë së RS, Perovic ishte i punësuar në dy nga firmat e miliarderit në të njëjtën kohë, kur miliarderi ishte në procesin e përfundimit të një marrëveshjeje fitimprurëse me qeverinë e RS. Perovic zotëronte gjithashtu aksione në të paktën një nga entitetet në pronësi të miliarderit. Perovic ka vepruar për llogari të, drejtpërdrejt ose tërthorazi të Milorad Dodik, një person, të cilit pronat i janë bllokuar.

SHBA e caktoi Dodikun më 5 janar 2022 përgjegjës ose bashkëpunëtor në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në, një shkelje ose një akt që ka penguar ose kërcënuar zbatimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit (DPA), si dhe ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor, drejtpërdrejtë ose tërthorazi për korrupsion. Shtetet e Bashkuara gjithashtu shpallën non grata më parë Dodikun më 17 korrik 2017, se ka penguar zbatimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

MALI I ZI

Miodrag "Daka" Davidovic (Davidovic) ka pastruar para për dekada për organizatat e krimit, duke forcuar ndikimin e tij dhe duke forcuar sipërmarrjen e tij kriminale të kontrabandës së cigareve, naftës dhe armëve në Mal të Zi. Aktivitetet e tij korruptive i mundësuan Rusisë mundësinë për të kompromentuar pavarësinë e institucioneve demokratike dhe gjyqësorit të vendit, teksa Moska ka tentuar që të ndikojë dhe në zgjedhjet malazeze. Ai ishte gjithashtu i përfshirë në skandalin që çoi në arrestimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dragi Rashkovski, një nëntoger i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Rashkovski dyshohet se ka marrë ryshfet nga Davidovic për të pasur një takim me kryeministrin Zaev për të avancuar interesat e biznesit të Davidovic. Nga viti 1991 deri në 1992, Davidoviç shërbeu si Ministër i Tregtisë në qeverinë e Rajonit të vetëshpallur Autonom Serb (SAO) të Bosnjes.

Davidovic është shpallur non grata për përfshirje direkt ose indirekt në, korrupsion, duke u akuzuar për nene të tilla si shpërdorimi i aseteve publike, shpronësimi i aseteve private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet. Për më tepër, Davidovic është shpallur non grata edhe për përfshirë drejtpërdrejt ose indirekt në veprime ose politika që kërcënojnë paqen, sigurinë, stabilitetin ose integritetin territorial të çdo zone ose shteti në Ballkanin Perëndimor.

Branislav “Brano” Micunovic (Micunovic) ka qenë një figurë udhëheqëse në krimin e organizuar në Mal të Zi për dekada, që daton që nga epoka e ish-Jugosllavisë. Ai është më i njohuri për ndërmarrjen e tij të paligjshme të kontrabandës së cigareve, që minoi pavarësinë e institucioneve demokratike të Malit të Zi.

Micunoviç ka qenë përfshirë direkt ose indirekt në korrupsion. Mbi të rëndojnë akuza të tilla si shpërdorimi i aseteve publike, shpronësimi i aseteve private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet.

MAQEDONIA E VERIUT

Sergey Samsonenko (Samsonenko) është një person me dy shtetësi, të Rusisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe një biznesmen i pasur me banim në Maqedoninë e Veriut. Midis 2017 dhe 2018, Samsonenko dhe gruaja e tij, Irina Samsonenko (Irina), gjithashtu me dy shtetësi, të Rusisë dhe Maqedonisë së Veriut, blenë tokë nga Jordan Kamcev (Shtetet e Bashkuara e shpallën non grata për korrupsion madhor).

Kjo blerje përfundimisht bëri që Samsonenko të dëshmonte në gjykatën e Maqedonisë së Veriut gjatë gjyqit "Parko në Vodono" në të cilin Kamcev dhe nëna e tij Ratka Kunoska Kamçeva (Kamçeva) u paditën për pastrim parash. Në vitin 2021, Samsonenko bëri pagesa për gruan e tij Irina. Në të njëjtën kohë, Irina ka transferuar para në Kamçev Konsalting Shkup DOOEL (Kamçev Konsalting) dhe Orka Fajnans Shkup DOOEL (Orka Fajnans); të dyja kompanitë janë të lidhura me Kamçevën.

Gjithashtu, në të njëjtën periudhë kohore, paratë e transferuara në Kamchev Konsalting dhe Orka Fajnans u përdorën për të paguar një kredi në Orka Holding AD (Orka Holding), një kompani e lidhur me Jordan Kamcev. Përveç kësaj, Samsonenko dhe Irina blenë kompaninë Sistina Lajf Kear Sentar Shkup DOOEL (Sistina Lajf Kear Sentar), një subjekt tjetër i implikuar në gjyqin “Parcelat në Vodono”.

Së fundi, Bet City International DOO Shkup (Bet City), një kompani bastesh sportive, është gjysmë në pronësi të Samsonenkos dhe gjysmë në pronësi të Orka Holding, drejtor i së cilës është SDN Jordan Kamcev.

Samsonenko, Irina dhe Kamceva janë shpallur non grata pasi akuzohen se kanë ndihmuar materialisht, sponsorizuar ose ofruar mbështetje financiare, materiale ose teknologjike për, ose mallra ose shërbime të Jordan Kamçevit, pronat e së cilit janë të bllokuara.

Bet City është në pronësi ose kontrolluar drejtpërdrejt ose tërthorazi nga Samsonenko dhe Kamcev, persona të cilëve prona iu është sekuestruar.

Orka Holding AD është një konglomerat i lidhur me Kamçev që operon në një gamë të gjerë industrish. Orka Fajnans dhe Kamchev Konsalting janë kompani konsulente dhe shërbime biznesi brenda rrjetit të Kamçevit dhe janë në pronësi të tij. Orka Holding ka qenë drejtpërdrejtë ose tërthortazi në pronësi të Kamçevit. Kamçev Konsalting po ashtu kanë qenë në pronësi të Kamçev.

PERSONA QË NDIHMUAN NË INFLUENCËN RUSE NË BALLKAN

Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor është thellësisht i ndërthurur me korrupsionin dhe retorikën politike ekstremiste, të cilat kërcënojnë sundimin e ligjit, stabilitetin dhe sovranitetin e rajonit. Si i tillë, Departamenti i Shtetit po cakton non grata dy politikanë, si dhe 12 rrjetet e tyre të biznesit, me bazë në Rusi.

Misa Vacic (Vacic) është kryetar i Partisë së Djathtë Serbe në Serbi. Në vitin 2022, Vacic shërbeu si vëzhgues në referendumet e rreme të Rusisë për aneksimin e rajoneve të okupuara nga Rusia në Ukrainë, në shtator 2022. Gjatë intervistave dhe konferencave të shtypit, Vacic pretendoi se ishte një vëzhgues ndërkombëtar, me ftesë të Vladimir Putinit dhe mbrojti aneksimin e këtyre rajoneve nga Rusia.

Departamenti i Shtetit shpall non grata Misa Vaçiçin, pasi është përgjegjës për përfshirje në aktivitete që minojnë paqen, sigurinë, stabilitetin politik ose integritetin territorial të Shteteve të Bashkuara, aleatëve ose partnerëve të saj, si dhe ka ndihmuar tërthortazi ose drejtpërdrejtë qeverinë e re e Federatës Ruse në planet e saj.

Rrjeti Popoviç dhe Holdings me bazë në Rusi

Nenad Popoviç (Popoviç) shërbeu si ministër i Serbisë nga viti 2017 deri në 2022 dhe themeloi Partinë Popullore Serbe nacionaliste në vitin 2014. Popovic zotëron kompani dhe aksione të shumta në Serbi dhe Rusi. Që nga vitet 1990, Popoviç ka përdorur bizneset e tij me bazë në Rusi për të pasuruar veten dhe për të fituar lidhje të ngushta me udhëheqësit e lartë të Kremlinit. Popoviç vazhdon të përdorë lidhjet e tij në Kremlin për të siguruar biznesin e pronat e tij, shumica e të cilave operojnë në sektorin e konsulencës, pasurive të paluajtshme dhe elektronike të ekonomisë ruse, duke ndërtuar pasurinë e tij personale përmes përvetësimeve dhe skemave tatimore.

Departamenti i Shtetit shpall non grata Nenad Popoviçin për operimin në sektorin elektronik të ekonomisë së Federatës Ruse.

Pronat kryesore të Popovic me bazë në Rusi përfshijnë Asset Electro LLC dhe Asset Automation LLC. Mosen Esset Menedzhment LLC menaxhon aksionet e përditshme të pronave të Popovic me bazë në Rusi.

Departamenti i Shtetit sanksionon Asset Electro LLC dhe Mosen Esset Menedzhment LLC për operimin në sektorët e elektronikës dhe këshillimit të menaxhimit të ekonomisë së Federatës Ruse. Departamenti i Shtetit sanksionon Asset Automation LLC pasi janë kontrolluar drejtpërdrejt ose tërthorazi nga Nenad Popovic.

Nëpërmjet Asset Electro LLC, Asset Automation LLC dhe Mosen Esset Menedzhment LLC, Popovic kontrollon një rrjet të gjerë filialesh me bazë në Rusi që merren me pasuri të paluajtshme, inxhinieri dhe elektronikë. Këto përfshijnë sa vijon: Shoqëria aksionare Dizajni i Kërkimeve Shkencore Gjith-Ruse dhe Instituti Teknologjik i Inxhinierisë Rele me Prodhim Eksperimental (JSC VNIIR), VNIIR Promelektro LLC, ABS Electrotekhnika LLC, VNIIR Gidroelektroavtomatika S.A., SHA VNIIR Progress, VNIIR JSC ABS LLC, ZEiM Automation, Dominion Tverskaya Yaroslavskaya LLC dhe Dominion Nikolski LLC.

Departamenti i Shtetit sanksionon JSC VNIIR dhe JSC ABS ZEiM Automation, pasi janë në pronësi të Popovic. Departamenti i Shtetit sanksionon edhe kompanitë VNIIR Promelektro LLC, ABS Electrotekhnika LLC, VNIIR Gidroelektroavtomatika SHA, JSC VNIIR Progress, SHA VNIIR. Departamenti i Shtetit sanksionon VNIIR Transstroi LLC, JSC VNIIR dhe Asset Electro LLC. DASH sanksionon Dominion Tverskaya Yaroslavskaya LLC dhe Dominion Nikolski LLC, të gjitha në pronësi të Nenad Popovic.

Çfarë nënkuptojnë sanksionet?

Si rezultat i sanksioneve amerikane të sotme, 16 nëntor, të gjitha pronat e personave të lartpërmendur, që janë në Shtetet e Bashkuara ose në zotërim ose kontroll të shtetasve amerikanë janë bllokuar dhe duhet të raportohen në OFAC. Gjithashtu, çdo subjekt që është në pronësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, individualisht ose në total, nga këta persona në SHBA, gjithashtu u bllokua.

Të gjitha transaksionet nga personat amerikanë brenda shtetit (ose që kalojnë tranzit) në Shtetet e Bashkuara që përfshijnë ndonjë pronë të personave të sanksionuar, janë të ndaluara, përveç nëse autorizohen nga një licencë e përgjithshme ose specifike e lëshuar nga OFAC. Ndalimet përfshijnë mosdhënien e çdo kontributi ose sigurimi fondesh, mallrash ose shërbimesh në dobi të çdo personi të sanksionuar, ose e anasjellta.

Përveç kësaj, institucionet financiare dhe personat e tjerë që angazhohen në transaksione ose aktivitete të caktuara me individët e sanksionuar rrezikojnë sanksioneve ose nënshtrimit ndaj një veprimi përmbarimor./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB