
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar një telefonatë që ka pasur me ministrin e jashtëm italian Antonio Tajani, pas deklaratave të PD kundër marrëveshjes së nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët që do të dërgohen në Shqipëri. Berisha tha se që në krye të herës ai ka qenë kundër marrëveshjes, por që PD nuk mund të nxisë protesta ksenofobe.
Sipas Berishës, forca politike që ai përfaqëson, nuk mund të nxisë protesta kundër emigrantëve, që mund të bëhen nga parti radikale.
“Unë e kam filluar betejën në politikë për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Fatmirësisht këtë deklaratë (kundëe protestave) unë e kam bërë këtu dhe javën tjetër, dhe po ta them këtu ajo deklaratë buron nga thellësitë e ndërgjegjes sime, nuk mund të pranoj të ngre në vendin tim, një valë protestash kundër emigrantëve. Unë i përkas një partie të qendrës së djathtë.
Duke thënë këtë, nuk jam dakord me marrëveshjen, akti është në kundërshtim me Kushtetutën, që akti është në kundërshtim me çdo të drejtë europiane. Pak orë pasi jam shprehur para jush, më ka marrë në telefon zv.kryeministri i Italisë, Tajani, të cilin e njoh prej 30 vitesh. Më tha që deklarata ime kishte qenë e ashpër, unë i thashë që jam kundër marrëveshjes, por PD nuk mund të organizojë protesta që të nxisë ksenofobinë.
Nuk mund të organizoj protesta as kundër Italisë, por gjykoj që Italia i ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme Shqipërisë. Krahas miliarda që ka dhënë, Italia ka qenë një shkollë për Shqipërinë. Një vend si i yni që ka dalë nga diktatura nuk mund të protestojë ndaj një vendi të lirë”, u shpreh Berisha.
/Zëri.ai