
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka dhënë arsyet që sipas tij detyruan deputetët e opozitës që të bllokonin punimet e seancës plenare, që çoi më pas në mbylljen e saj, dhe në heqjen e energjisë elektrike nga salla.
Bardhi tha gjatë fjalës së tij me gazëtarët se lufta e opozitës nuk bëhet as për karrigen e tij dhe as të Sali Berishës, ndërkohë që ripërsëriti thirrjen për Bashës që ti bashkohet aksionit të tyre. Bardhi tha se Basha vrapon në Kuvend vetëm kur i duhen votat Ramës dhe Ballës.
Bardhi: Ashtu siç e kam njoftuar pas mbledhjes së grupit të PD, situate ku mazhoranca e ka përfshirë Kuvendin është anormale. Janë rrëzuaqr 3 kërkesa për ngritjen e Komisioneve Parlamentare pa dhënë asnjë argument dhe sqarim publik. Ka zero argumente për Komisionin për Sistemin TIMS, për Komisionin për koncensionet në Shëndetësi, për zyrtarët që janë në konflikt interesi. Kemi dashur dhe duam që Kuvendi të jetë një tempull ku përplase argumentet.
Në këto dy vite ne jemi marrë më shumë me veten, duke harruar të drejtat e opozitës. Ne do të donim sot që të përballnim ide me kolegët e mazhorancës, mirëpo kur ti opozitës i mbyll çdo rrugë, Kuvendi nuk mund të jetë si një seancë normale. E drejta e opozitës për hetim parlamentar është në Kushtetutë, këto janë arsyet se pse ne sot nuk kemi lejuar që të nisë seanca plenare. Na është mbyllur çdo rrugë.
A nuk është kjo betejë e juaja që të njiheni si kryetar grupi dhe e Sali Berishës për tu legjitimituar si kryetar?
Bardhi: A mund të pyesni socialistët se pse nuk lejojnë Komisionet Parlamentare, fakti që heton prokuroria nuk e ndalon Kuvendin që të ushtrojë funksionin e vetë. Çështja e grupit të PD është një çështje që i takon PD, nuk na intereson ne që të na njohgë mazhoranca, ajo është një tjetër çështje që tregon nivelin se kia shkuar ky Kuvend. Nuk pres që të më njohin socialistët, sepse më kanë zgjedhur kolegët e mi. Letrat që lexon zonja Nikolla për kreun e PD, nuk është një punë që i takon Kuvendit. Ne i bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të marrin sa më parë një vendim për këtë çështje.
Mungesa e Bashës dhe deputetëve të tij
Bardhi: Unë nuk e kuptoj se pse zoti Basha dhe kolegët e tjerë nuk vijnë që të bëjnë betejë me ne për komisionet hetimore. Iu kam bërë dhe iu bëj thirrje që të na bashkohen, e kam parë zotin Basha të vrapojë vetëm kur Ballës dhe Ramës i duhen votat e tij.
Seanca e Kuvendit u mbyll pas 20 minutash, ndërkohë që deputetët socialist u shprehën se e gjitha kjo betejë bëhet për interesa personale të Sali Berishës./Zëri.ai