Politikë

Berisha: Unë, kandidat i opozitës për kryeministër

Ish-kreu i qeverisë Sali Berisha theksoi se opozita fiton zgjedhjet me të kandidat. Berisha theksoi se pasi të fitohen zgjedhjet përballë Ramës, do ketë votim veçmas për kryeministër.

D.XH
Berisha: Unë, kandidat i opozitës për kryeministër
Berisha

TIRANË- Sali Berisha ka pohuar se do të jetë ai kandidat i opozitës për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjithashtu ai ka shtuar se do të ketë risi, ku pas zgjedhjeve të cilat sipas tij do të fitohen nga opozita, do të ketë dhe një votim për të zgjedhur kryeministrin e shqiptarëve. Madje ai e ka quajtur ekzotik rikthimin e tij duke e krahasuar me atë të Charles de Gaulle.

“Rikthime në botë ka sa të duash. Stive Jobs është rikthyer fuqishëm. Të rikthehen të gjitha energjitë, edhe ata pararendëse. Rikthimi im është një realitet i madh i së ardhmes. 

Në kushtet më jomiqësore që ndodhemi, dhe sërish mbi gjysmë milionë shqiptarë votojnë për mua sot. Kam disa dokumente të tjera për rikthimin tim, por modestia nuk ma lejon. Rikthimi im do jetë ekzotik. Unë dua të qëndroj në suazën e modestisë, por De Gaulle e bëri Francën pas rikthimit!

Zgjedhjet do i fitojmë këtë herë dhe pas kësaj, qytetarët do kenë mundësi të votojnë veçmas për kryeministrin. Opozita shkon në zgjedhje me kandidat për të fituar dhe ky është Sali Berisha”, tha lideri demoktrat./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB