Politikë

A ke frikë nga SPAK? Rama: Frikë duhet të ketë ai që vjedh, jo që firmos

Sipas tij, frikë duhet të kenë ata që tradhëtojnë besimin e atyre që i votojnë.

Zeri
A ke frikë nga SPAK? Rama: Frikë duhet të ketë ai që
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e kësaj të enjteje se nuk ka frikë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Sipas tij, frikë duhet të kenë ata që tradhëtojnë besimin e atyre që i votojnë. Duke folur në emisionin "Opinion", Rama u ndal dhe tek ministrat e arrestuar.

Pjesë nga biseda:

Blendi FevziuA keni frikë vetë ju nga SPAK?

Edi RamaPër çfarë duhet të kem frikë unë nga SPAK?

Blendi FevziuNatyrisht, keni firmosur, jeni kryeministër..

Edi RamaFrikë nuk duhet të ketë ai që ka firmosur dhe as ai që firmos. Frikë duhet të ketë ai që tradhton ata të cilët i kanë dhënë pushtetin e firmës. Firmosin të gjithë njerëzit, por firmat që kanë rëndësi janë firmat që rëndësinë e marrin nga ata që na kanë votuar. Për sa kohë nuk i tradhton ata që të kanë votuar, nuk e përdor dorën që me firmën tënde të fusësh mënjanë të mira materiale të paligjshme dhe të bësh pasuri të paligjshme, s’ke pse të kesh frikë. Unë jam mbrojtësi dhe frymëzuesi i SPAK-ut që t’i nxjerrë ujin e zi çdo gjëje që ka marrë ujë të zi padrejtësisht në kurriz të popullit shqiptar. E para e punës ky është viti i 10 dhe flasim këtu për ish-ministra të shumë viteve më parë dhe mund të flasim po të duash ti edhe për ministra të vitit që vjen. Ajo që po them është shumë e rëndësishme dhe shumë e habitshme në fakt se si kjo që është arritje e jashtëzakonshme për historinë e këtij vendi, që më në fund në 100 e kusur vite të shtetit shqiptar njerëzit që janë në pushtet, nuk janë të paarritshëm nga drejtësia. Përgjegjësia ime tani është e kundërta, përgjegjësia ime është ajo që e kam marrë që ditën e parë, përgjegjësi politike po flas se morale nuk kam fare. Përgjegjësia jonë është që t’i krijojmë mundësitë këtij vendi që të ketë drejtësi që bën drejtësi pavarësisht se kush është në pushtet./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB