Politikë

Berisha quan gjobëvënës Bashën: Sulmon biznesmenët që të marrë prona

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Lulzim Basha u mor i pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por se dosjen ia mbylli Edi Rama.

D.XH
Berisha quan gjobëvënës Bashën: Sulmon biznesmenët
Basha dhe Berisha

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin Open, ka akuzuar Lulzim Bashën si gjobëvënës.

Berisha tha se Basha ka përmendur në parlament një nga ndërtuesit e kullave, pasi nuk i ka dhënë para. Sipas Berishës, në momentin që Basha ka marrë para ose apartamente në kullë, nuk ka përmendur më emër.

Po ashtu, Berisha tha se Lulzim Basha është marrë i pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por se dosjen ia ka mbyllur Edi Rama.

“Basha është marrë i pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. I ka mbyllur dosjen Edi Rama, sepse dosja duhet të shkonte në Gjykatën e Lartë. Basha tani është i detyruar të hedhë vallen e Edi Ramës.

A e dini, se Basha i ka vënë gjobë një ndërtuesi të kullës, duke i përmendur emrin. E ka përmendur me emër, që të marrë diçka nga ndërtuesi. Sulmonte në parlament Papulin. Kjo është gjobëvënie, i ka çuar edhe banditë nga mbrapa. Nuk e njoh personalisht, por biznesmeni Papuli më duket se është mik i Ramës. Basha nuk ia përmendi më emrin, sa mori hyrjet”, tha Berisha./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB