Politikë

Berisha merr vulën e PD, Noka del i qeshur nga gjykata: Gjetëm gjyqtarë me integritet. Basha e ka derën e hapur, të vijë

Flamur Noka tha se vendimi i sotëm u mor falë disa gjyqtarëve që kanë integritet, duke shtuar se dera e selisë blu do të jetë e hapur për të gjithë.

k.m.
Berisha merr vulën e PD, Noka del i qeshur nga gjykata: Gjetëm
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka bërë një thirrje për bashkim menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i kaloi "vulën" Sali Berishës. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Flamur Noka tha se vendimi i sotëm u mor falë disa gjyqtarëve që kanë integritet, duke shtuar se dera e selisë blu do të jetë e hapur për të gjithë. Për të gjithë, pa përmendur emra edhe pse specifikisht u pyet për Lulzim Bashën, Noka u shpreh se janë të mirëpritur për t'u bashkuar në kauzën opozitare. 

PRONONCIMI I NOKËS:

Noka: Sot është një ditë e mirë për të gjithë demokratët. Zëri i tyre u dëgjua. U gjetën gjyqtarë me integritet që i dhanë zë të vërtetës. E vërteta që demokratët janë ata që vendosin me vullnetin e tyre çdo gjë që ka të bëjë me PD. Demokratët sot janë të bashkuar, vendimi i gëzon ata. Sot është një ditë e keqe për regjimin. Demokratët kanë një mision, ç'rrënjosjen e narkoregjimit. Një opozitë e zvarritur ka marrë fund. Sot opozita ka një opozitë të bashkuar.

Do e pranoni Bashën në PD?

Noka: Shtëpia juaj është PD. Për çdo demokrat është kjo thirrje, vlen për çdo demokrat. Por jo për ata që e ndjejnë veten në krahë të Edi Ramës. Për këto që është kundër këtij narkoregjimi, e ka derën e hapur. Kthehuni në shtëpinë tuaj sepse ka vend për të gjithë ata që janë kundër narkoregjimit. Nuk i bëj thirrje shërbëtorëve të narkoregjimit.

FJALA E FLAMUR NOKËS:

Sot është një ditë e mirë për të gjithë demokratët. Zëri i tyre megjithëse në oazin e padrejtësisë u gjetën gjyqtarë me integritet që i dhanë zë të vërtetës, e cila po zvarritej prej tre vitesh. E vërteta që demokratët janë ata që vendosin me vullnetin e tyre çdo gjë që ka të bëjë me Partinë Demokratike. Komenti yne është shumë i thjeshtë, demokratët janë të bashkuar, vendimi i gëzon ata. Por sot është një ditë e keqe për regjimin sepse demokratët e bashkuar nga sot do kenë vetëm një mision, çrrënjosjen e këtij narkoregjimi dhe kthimin e shpresës te shqiptarët. Një opozitë e përçarë ka marrë fund. Një opozitë e zvarritur ka marrë fund. Sot Shqipëria ka një PD të vërtetë. Sot Shqipëria ka një opzitë të bashkuar. Një opozitë të bashkuar që do i japë zë. ...Thirrja është për çdo demokrat, shtëpia juaj ka qenë dhe është PD. Kjo thirrje vlen për çdo demokrat, por jo për ata që e ndjejnë veten në krah të Edi Ramës. Çdokush që e ndjen veten demokrat dhe në opozitë me këtë regjim, është i mirëpritur. ...Ky është një vendim i formës së prerë që e kanalizon plotësisht këtë çështje. Kjo ditë nuk është për të festuar, as pë triumf. Është një ditë e vërtetës ku demokratëve iu bëhet thirrje të jenë të gjithë bashkë kundër narkoregjimit. Narkoregjimi duhet shembur që Shqpiëria të udhëtojë në Europë. Narkoregjimi është pengesa e vetme e udhëtimit evropian të Shqipërisë. Dhe na bie barra t’i prijmë kësaj beteje. Unë në emër të gjithë kolegëve iu bëj thirrje çdo demokrati të gënjyer, të mashtruar dhe të keqinformuar, kthehuni në shtëpinë tuaj se shtëpia juaj ka vend për çdo qytetar të këtij vendi që është kundër narkoregjimit. I bëjmë thirrje çdokujt që është kundërshtar i regjimit, nuk i bëjmë thirrje kurrë atij që është shërbëtor i këtij narkoregjimi. ...Në këtë oaz padrejtësish në këtë vend, ka edhe ndonjë ishull që akoma integriteti i udhëheq. Këto zonja treguan se integriteti prevalon mbi urdhrat politikë.

Poll

MOS HUMB