
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paraljamëruar ndjekje penale, për cilindo ambasador dhe punonjës ambasde, që ka marrë pjesë në veprimtaritë elektorale në favor të PS. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se ambasadorët dhe punonjësit e ambasadave do të ndiqen si kriminelë elktoralë, teksa përpiqen që për llogari politike të PS, të manipulojnë dhe kontrollojnë votën e diasporës. Kreu i PD u shpreh do të vendosë kontakte intensive me vendet partnerë dhe do të ju kërkojë atyre të kontribuojnë në zbulimin e angazhimit të bandave kriminale në procesin e votimit.
Fjala e plotë:
Shqetësimi juaj është i drejtë. U garantoj se që tani, Rama po bën gjithçka për të gjetur mekanizmat për manipulimin e asaj vote, nëpërmjet ambasadave dhe rrugëve të tjera, krimit, botës së krimit. Nuk është e rastit i dashur mik, që emëron për shqiptarët jashtë vendit njeriun më të inkriminuar sot në politikën shqiptare, pas Edi Ramës, Taulant Ballën. Ju i dini tashmë lidhjet e Ballës me bandat e Elbasanit, Shkodrës, Fushë Krujës janë të dokumentuara në qindra e qindra faqe. Në kilometra bisedash telefonike, Taulant Balla është i përzier në çdo akt kriminal, gjer vrasje të individëve të trafiqet e mëdha të drogës etj. Pra, Edi Rama e emëroi Taulant Balla në mënyrë që votën e diasporës, të përdorë krimin e organizuar, organizatat kriminale shqiptare jashtë vendit për të kontrolluar votën e diasporës. PD do të vendosë kontakte intensive me vendet partnerë dhe do të ju kërkojë atyre të kontribuojnë në zbulimin e angazhimit të bandave kriminale nga Taulant Balla në procesin e votimit. Ndërkohë po shqyrtohen të gjitha procedurat mbi rregullat dhe udhëzimet që të jenë, transparente dhe të parandalojnë abuzimet. Natyrisht po të keni konstatuar se ambasadat janë shndërruar në instrumente elektorale, garantoj çdo ambasador dhe punonjës ambasade se do të ndiqet si kriminel elektoral, për shkeljen e ligjeve të vendit për veprimtarinë e tij në favor të çdo partie politike, por në këtë rast të PS-së./ZËRI