Politikë

Berisha kërcënon patronazhistët: Do gjykohen si terroristë e kriminelë elektoralë

Berisha citoi dhe një lajm të Zërit të Amerikës dhe tha se investigimet kanë treguar se një pjesë e madhe e qytetarëve kanë votuar nën presionin e patronazhistëve.

F.m
Berisha kërcënon patronazhistët: Do gjykohen si terroristë e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se çdo patronazhist i Partisë Socialiste do të ndiqet si terrorist nëse Partia Demokratike do të vijë në pushtet. Në një komunikim me qytetarët online, Berisha tha se patronazhistët kanë kryer një veprimtari kriminale. Berisha citoi dhe një lajm të Zërit të Amerikës dhe tha se investigimet kanë treguar se një pjesë e madhe e qytetarëve kanë votuar nën presionin e patronazhistëve.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Deklaroj me përgjegjësi të plotë para jush, se çdo patronazhist e shpall kriminel elektoral, terrorist elektoral dhe do të gjykohen me rreptësinë më të madhe për veprimtarinë e tyre kriminale elektorale. Parmbrëmë, Zëri Amerikës informoi shqiptarët dhe botën se, në Shqipëri 20% e qytetarëve kanë votuar nën terrorin e patronazhistëve. I kanë rrëfyer Zërit të Amerikës se janë terrorizuar, janë frikësuar nga patronazhistët dhe kanë votuar me kërkesën e tyre. I siguroj se do mjerohen me ndëryrjet e tyre, krimin e tyre elektoral. Mos të harrojmë se rryma, stina është kundër këtij regjimi. Është për opozitën, radha e opozitës. Ndaj edhe të mendohen 3 herë para se të bëjnë hapin e parë.

Poll

MOS HUMB