Politikë

Vota e emigrantëve, KQZ: Partitë të kenë vetëm vëzhgues, jo numërues

Vëzhguesit, sipas Celibashit duhet të kenë të drejtë vetëm 1 herë të përjashtojnë numëruesit e KQZ.

F.m
Vota e emigrantëve, KQZ: Partitë të kenë vetëm
KQZ

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar që në zgjedhjet parlamentar që pritet të mbahen më 11 maj të vitit 2025 të mos ketë përfaqësues të partive që do të bëjnë numërimin e votave të emigrantëve. Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka propozuar që partitë mund të kenë vetëm vëzhgues, përse u përket procesit të numërimit të votave të Diasporës. Vëzhguesit, sipas Celibashit duhet të kenë të drejtë vetëm 1 herë të përjashtojnë numëruesit e KQZ.

Diskutimet po bëhen në mbledhjen që po zhvillohet në KQZ me rend dite:

1. “Për caktimi e kufijve dhe ngritjen e zonave të administrimit zgjedhor, për Zgjedhjet për Kuvend të vitit 2025”

2. “Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore, për Zgjedhjet për Kuvend të vitit 2025”

3. “Mbi rregullat për numërimin dhe vlerësimin e votave nga jashtë, dokumentacionin përkatës dhe mënyrën e plotësimit të tij, si dhe tabelimin e rezultatit të votimit nga jashtë”

Poll

MOS HUMB