
GREQI- Në vitin 2003, Fredi Beleri u plagos sepse i pengoi disa persona që të merrnin një kuti nga qendra e votimit në Himarë. Por historia e tij në politikë nuk i ka rrënjët në atë vit. Stavros Papastavrou e përshkruan atë si një "njeri të mirë". Ish-ministri i Shtetit ishte i pari që i sugjeroi kryeministrit Kyriakos Mistotakis që në nëntor të 2023-ës që Beleri të futej në listën e eurodeputetëve. Ata janë njohur që nga viti 1993 kur Marietta Giannakou i prezantoi në Athinë. Beleri atëherë kishte vetëm 2 vite që kishte shkuar në Greqi, më konkretisht në në Zakinthos. Në vitin 1994 u transferua në Athinë, por u kthye shpejt në Himarë.
"Kyriakos Mitsotakis vazhdon politikën e babait të tij me iniciativën e tij të guximshme. Ta dërgojmë Himarën në Bruksel dhe problemet tona t’i bëjmë nga dypalëshe në europiane. Ne duam një Shqipëri në Evropë, por jo një Shqipëri nga e cila do të jenë larguar grekët. Kandidatura ime e çon zërin e Himarës në Evropë,”-tha Beleri nga burgu për "K".
Por figura e tij përflitet edhe për ngjarje të tmerrshme siç është masakra e Peshkëpisë. Çështja u gjykua në vitet 1994, 2005 dhe 2019, por nuk u provua përfshirja e tij në ngjarje. Por pse po has kaq shumë rezistencë nga Tirana, betimi i tij si kryebashkiak i Himëarës, kur është zgjedhur nga qytetarët?
Sipas medias greke, disa persona e akuzojnë për indiferencë dhe deklarata armiqësore ndaj shqiptarëve, por ai thotë se disa deklarata të tij janë përkthyer qëllimisht gabim.
"Nuk dua helenizimin e Himarës, dua miqësi greko-shqiptare. Zgjedhjet në Himarë nuk i kam fituar vetëm me grekët. Më kanë mbështetur shumë shqiptarë që duan drejtësi dhe solidaritet,"-shtoi Beleri.
Por ngul këmbë që fokusi i konfliktit qëndron në paqartësinë e titujve të pronësisë. Qytetarët në Shqipëri kanë prona që janë vetëm për shfrytëzim bujqësor. Bashkitë dhe shteti duhet të vërtetojnë titujt përpara se të përdoren për zhvillim rezidencial ose turistik. Pikërisht në këtë pikë është kapur Beleri, duke përmendur edhe njëherë betejën e tij gjyqësore me ish-ministren e Jashtme, Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj, Artan Gaçi. Ky i fundit, ka përfituar titullin e "investitorit strategjik".
“Kam këtë hartë, kam gjithë këtë informacion, rreth 2000 tituj që janë dhënë në mënyrë të padrejtë dhe do t'i denoncoj,"-tha Beleri. Denoncimi i tij lidhur me këtë aferë ka sjellë arrestimin e paraardhësit të tij në krye të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goros.
-
-
Arrestimi i Jorgo Goros, VOA: Beleri kallëzoi dhe Gaçin
23 Mars, 22:02 -
Në shkallë të parë, Beleri u dënua me dy vjet burg për blerje votash. Gjykata e Apelit, për të cilën shumë spekulojnë se do të mblidhet në maj, ose mund ta ulë dënimin dhe ta lirojë, ose ta lërë në fuqi dhe ta lirojë më 12 shtator (pasi në vendin tonë çdo ditë burg llogaritet një e gjysmë)./ZËRI